Çupi: Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të KB do bëjë thirrje për respektimin e të drejtave të sërbëve në Kosovë
Analisti dhe gazetari i njohur shqiptar Frrok Çupi pret se në fjalimin e sotëm në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB, presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq të paraqesë detaje të reja në lidhje rreth dialogut me Prishtinën dhe situatën aktuale në Kosovë, si dhe do të kërkojë që të drejtat e sërbëve në Kosovë të respektohen më shumë çka ai e shikon si hap para.
Çupi shpreson se në muajt e ardhshëm të merren ndryshime pozitive kur vjen fjala për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi.
Ai tha se për Shqipërinë por edhe për rajonin është mirë që Tirana gjatë shtatorit do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të KB.
“Jam i sigurt se vendet e Ballkanit me këtë bashkëpunim do të ndihen mirë. Do të flasin për Ballkanin, do të flasë presidenti Vuçiq, nuk e di me siguri se çfarë do të thotë, por sigurisht që do të ketë gjëra të reja rreth marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe sërbëve në Kosovë, sigurisht që do të kërkojë më shumë të drejta, pra që të drejtat e sërbëve të respektohen më shumë dhe ky është hap para. Presim që muajt e ardhshëm të sjellin gjëra të reja në rajonin tone” ka thënë Çupi për Kosovo Onlajn.
komentet