Drecun: Prishtina e armatosur okupoi Kosovën, rrezikohen dhe pjesët periferike të Sërbisë qëndrore

Milovan Drecun
Burim: Kosovo Online

Dislokimi i përshpejtuar i FSK tek bazat në mbarë Kosovën, prej të cilave disa rreth 15 km përgjatë vijës administrative me Sërbinë, është sinjal që shqiptarët po okupojnë me armë mbarë territorin e Kosovës dhe mbeten kërcënim dhe për pjesët periferike të Sërbisë qëndrore, paralajmëroi kreu i Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe punët e brendshme, Millovan Drecun.

Drecun ka reaguar kështu në deklaratën për Sputnik pas lajmit nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës se FSK morën pronësinë e ish-aeroportit të Dumoshit afër Podujevës nga ku do të strehohen forcat e FSK.

Drecun beson se fjala është për zgjerimin e planifikuar të infrastrukturës së bazave të reja për pjesëtarët e FSK në mbarë territorin e Kosovës, me drejtim drejt lindjes dhe në perspektivë drejt veriut.

“Në këtë kuptim po ndërtohen dhe baza të reja ushtarake, kështu që në zonën e Podujevës planifikohen madje që të ndërtohen edhe tre baza, përveç Dumoshit egzistues nga ku dhe ndodhet aeroporti dhe liqeni i Batlavit. Ato janë gati 15 km larg vijës administrative. Duket se synimi i Prishtinës është që përmes asaj baze dhe këto dy të tjera që janë planifikuar nën bazën e Lukarës (ish-kazerma e APJ) e cila është jo shumë larg Prishtinës në drejtim të Podujevës, të mbyllet një nga drejtimet që të çojnë drejt Sërbisë qëndrore” thotë Drecun.

Nga ana tjetër, shton ai, është planifikuar edhe ndërtimi i bazave në zonën e Novoselës, pra në drejtim të Gjilanit dhe ajo do të jetë gati 1000 metra nga vija administrative dhe më saktësisht përballë bazës sërbe “Jug”.

“Kur kësaj i shtohen bazat, veçanërisht ato në zonën e Gjakovës dhe aeroporti që tani përdoret për dronët pa pilot “Barjaktar”, atëherë është plotësisht e qartë se Prishtina synon të uzurpojë me forcat e ashtuquajtura ushtarake mbarë territorin e K&M. Posaçërisht për t'i dislokuar drejt Sërbisë qëndrore dhe në këtë kuptim, t’u marrë trojet sërbëve në veri të Kosovës. Është planifikuar sigurisht dhe baza në Lleposaviq për FSK pavarësisht se sot rreth kësaj nuk flitet. Kështu që drejtimi kryesor që kalon përmes luginës së Ibrit nga Sërbia qëndrore dejt veriut të K&M, thjesht do të mbyllej dhe do të përfundonte pushtimi ushtarak i K&M nga të ashtuquajturat forca ushtarake të Kosovës”, thotë Drecun.

Ky i fundit vlerëson se dislokimi i FSK përgjatë vijës administrative, nuk është e padëmshme as për shkak të sigurisë së popullsisë sërbe në Kosovë dhe as për shkak të sigurisë së Sërbisë qëndrore.

"Ish Korpusi Mbrojtës Kosovar ishte bazë logjistike për pjesëtarët e grupeve terroriste që u rebeluan në zonën e Bujanovcit. Gjithashtu edhe për organizatën terroriste ONA në Maqedoni kur edhe ata u rebeluan. Është plotësisht e qartë se me dislokimin e FSK në këto baza, mund të përhapet destabiliteti dhe të ushtrohet destabilitet tek zonat periferike të Sërbisë qëndrore e veçanërisht aty ku jetojnë shqiptarët. Pra në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë por dhe përgjatë zonës së Rashkës. Aty me të vërtetë egziston rrezik”, paralajmëron Drecun.

Përsa i përket shfrytëzimit aktual të aeroportit në Dumoshit sikurse thekson, ai mund të shfrytëzohet për dislokimin eventual të dronëve që mund të fluturojnë vetëm me miratimin e komandantëve të KFOR.

Por është e mundur të kryhen zbulime, vëzhgime nga ana tjetër e vijës administrative dhe të planifikohet të kryhen disa aktivitete destabilizuese çka sigurisht paraqet problem, thotë Drecun.

Ky i fundit spegon se baza e FSK në Dumosh është lokacion ku mund të operohet me sukses drejt Sërbisë qëndrore.

"Podujeva është jashtëzakonisht e rëndësishme pasi aty është vendkalimi administrativ i Merdares, pra qëllimi i tyre është që të mbyllë pjesën lindore drejt nesh nën justifikimin e përgatitjes së mbrojtjes nga ndonjë sulm hipotetik nga Sërbia qëndrore, çka është e pakuptimtë pasi janë pikërisht ata që përgatiten për aktivitete të caktuara destabilizuese. Kështu që kjo me të vërtetë paraqet rrezikshmëri për ne dhe situata duhet që të vëzhgohet" konkludoi Drecun.

Përveç kësaj e rëndësishme është, thotë Drecun, se çfarë armatimi do të ketë në këto baza pavarësisht se nga Prishtina bëhet e ditur për blerjen e sistemit mbrojtës kundërajror. Sikurse shton mund të shkohet deri në dislokimin e sistemit të lëvizshëm kundërajror në aeroportin e Dumoshit, ndërsa pritet dhe blerja e helikopterëve që mund të dislokohen në këtë bazë.

"Në përgjithësi, e ashtuquajtura FSK paraqitet faktor cënueshmërie të sigurisë dhe të egzistencës së popullit sërb duke patur parasysh përvojën e mëparshme të FSK dhe ky është korpusi ruajtës kosovar që ishte dhe i prirur për ndërmarrjen e akteve terroriste sipas të cilës atë dhe ish shefi i Unmik e shpalli organizatë terroriste", vlerësoi Drecun për Tanjug.

Drecun përsërit se përherë janë të mundshme provokimet dhe incidentet për të cilat Prishtina do të mund t’i bënte por që nga ana e Sërbisë qëndrore sikurse vlerësoi, situata është nën kontroll.

Sipas fjalëve të tij, formimi i bazës së re të pjestarëve të FSK në hapësirën e Dumoshit është pjesë përbërëse e fushatës afatgjatë të forcimit të "strukturave të sigurisë" të cilën ka për organizatorë regjimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, pra Prishtina.

Drecun tha se në kuadër të kësaj fushate është rritur dhe numri i pjestarëve të kësaj strukture ku është armatosur me armatim modern.

“Fokusi i zgjerimit të infrastrukturës për pjesëtarët e të ashtuquajturave Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe ndërtimi i bazave të reja në drejtim të lindjes, pra drejt vijës administrative me Sërbinë qëndrore, është veçanërisht drejt zonës që graviton drejt Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Në fazën përfundimtare, planifikojnë të ndërtojnë bazë të së ashtuquajturës FSK në veri të Kosovës e Metohisë” tha Drecun.

Ky i fundit ka thënë se Dumoshi nuk duhet të konsiderohet i ndarë sepse sipas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes në Prishtinë, Ejup Maqedonci, ata nga qeveria kosovare morën dhe dy lokacione në atë zonë dhe me gjasa do të ketë zgjerim të asaj baze.

Drecun tha se në dallim nga pjesëtarët e Ushtrisë së Sërbisë që kanë patrullime të përbashkëta përgjatë vijës administrative me pjesëtarët e KFOR, pjesëtarët e FSK nuk mund të jenë të pranishëm përgjatë vijës administrative.

“Me vendosjen e këtyre bazave afër vijës administrative duket se qëllimi i Prishtinës është që në kohën e duhur, të paraqesë kërkesë për vendosjen e patrullimeve të përbashkëta me KFOR në mënyrë që ato të jenë të pranishme dhe përgjatë vijës administrative” ka thënë Drecun.

Ky i fundit shtoi se e gjitha kjo është pjesë e realizimit të konceptit që zbaton Ministria e Mbrojtjes në Prishtinë dhe që planifikon të stërvisë qytetarët e më pas t’i shfrytëzojë pushteti vendor dhe sigurisht FSK deri në vitin 2030 të kenë të stërvitur 50.000 njerëz me armë në dorë.

Drecun përmendi se në 2025 nis faza e tretë e transformimit të FSK në të cilën duhet të blihen dhe helikopterët të cilët gjithashtu mund të jenë të stacionuar në hapësirën e Dumoshit.