Euleks: Po ndjekim rastet e sërbëve të arrestuar në Zubin Potok, nëse konfirmojmë lëshime do vendosim në dijeni organet kompetente
Misioni i Euleks deklaron se po ndjek rastet e arrestimeve të djeshme të sërbëve në Zubin Potok, që dyshohen për krime lufte dhe për lëshime eventuale në procedura, çka do të vendosin në dijeni organet përkatëse.
“Mund të konfirmojmë se Euleks monitoron rastet për të cilat interesoheni. Megjithatë nuk komentojmë raste specifike. Nëse përmes aktiviteteve tona monitoruese, identifikohen lëshime, do t'ua tregojmë ato autoriteteve përkatëse", bëhet e ditur në përgjigjen e Euleks ndaj pyetjes së Kosovo Onlajn nëse janë të njohur me akuzat se sërbëve të arrestuar nuk u është lejuar të kontaktojnë me avokatët e tyre mbrojtës pasi janë ndaluar.
Avokati i njërit prej seëbëve të ndaluar nga Zubin Potoku, Dejan Vasiq, tha se as atij dhe as avokatëve mbrojtës të të ndaluarve të tjerë, mbrëmë në Prishtinë nuk u është lejuar t'i takojnë çka sipas tij nuk ka ndodhur në 20 vite punë avokatie. Vasiq bëri të ditur se Gjykata në Prishtinë nesër do të vendosë për caktimin e masës së arrestit dhe atëherë do të takohet me klientin e vet për të parën herë.
Vasiq spegoi se si ai dhe avokatët mbrojtës të të ndaluarve të tjerë fill pas arrestimit në Zubin Potok, shkuan në Prishtinë në stacionin policor ku ndodhet Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, por që nuk i’u mundësua të takonte klientin e vet as ai dhe as avokatët e tjerë dhe as nuk morën ndonjë informacion rreth tyre.
komentet