Fico: Nuk do t’a zhgënjejmë kurrë Sërbinë për çështjen e Kosovës

Robert Fico
Burim: Kosovo Online

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka theksuar sot se ky vend respekton integritetin territorial të Sërbisë dhe kur është fjala për Kosovën kurrë nuk do t’a zhgënjejë.

Fico në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar se është gabim që nuk takohen shpesh sepse sikurse shtoi dhe bisedimet e sotme dëshmojnë se çfarë potenciali kanë bisedimet me liderët e vendeve që respektojnë njëri-tjetrin.

"E përsëris që ne respektojmë integritetin tuaj territorial dhe kur është fjala për Kosovën kurrë nuk do t’ju zhgënjejmë", ka thënë Fico.

Kryeministri sllovak ka uruar Sërbinë për rezultatet e shkëlqyera kur është fjala për zhvillimin ekonomik si dhe për orjentimin politik në të katër anët e botës.

"Nuk mund të harroj as kujdesin që keni treguar ndaj sllovakëve që jetojnë këtu. Këta janë sllovakë që duan Sërbinë, vendin në të cilin jetojnë, duke ruajtur dhe traditën që e kanë sjellë këtu", ka thënë Fico.

Ky i fundit shtoi se Sllovakia absolutisht respekton atë çka Sërbia ndodhet në prag të negociatave për anëtarësim në BE dhe do të mbështesë çdo vendim të sajin.

"Dëshiroj të shpërndaj dhe përvojën e Sllovakisë nga negociatat e anëtarësimit dhe gabimet që kemi bërë në këtë rrugë. Ne kemi bërë gabime atëherë veçanërisht kur është fjala rreth sigurisë energjitike dhe mund të jenë për ju të vlefshme", ka thënë kryeministri sllovak.

Fico ka thënë se bota është nervoze kur është fjala për konfliktin në Ukrainë duke ndërprerë lidhjet afatgjata kur është fjala rreth furnizimit me energjitikë.

"Me krenari mund t’ju them se dje kemi aprovuar hapat e mëtejshëm për ndërtimin e reaktorit të ri bërthamor çka do të n’a sigurojë jo vetëm energji të mjaftueshme për vendin tonë, por dhe për eksport të energjisë elektrike", ka thënë Fico.

Kryeministri i Sllovakisë ka thënë se me presidentin e Sërbisë bisedoi dhe për bashkëpunimin e kompanive që merren me furnizimin e ujit dhe sesi të mundësohet qasje për të gjithë.

"Përsa i përket çështjeve të sigurisë, Sllovakia dëshiron që të rikthejë ushtarët në misionin e Kfor në Kosovë. dëshirojmë t’ju ndihmojmë ndërsa për ne është e rëndësishme që të punojmë me informacionet objektive", ka thënë Fico.

Kryeministri i Sllovakisë ka thënë se raportet miqësore mes dy vendeve kanë kaq shumë kualitet saqë duhet të mendohet sesi t’a kthejmë në bashkëpunim ekonomik të mëtejshëm i cili nuk do të ishte vetëm në nivelin e kompanive, por të ekonomive të dy vendeve.

"Nëse arrijmë të vendosim linjë direkte ajrore si nga Beogradi drejt Bratisllavës apo Koshices çka për ju është interesante, besojeni se do jem pasagjeri i parë në këtë fluturim", ka thënë Fico.

Kryeministri sllovak ka thënë se çdo takim me presidentin e Sërbisë për të është shkollë e një politike sovraniste e orjentuar tek bashkëpunimi në të katër anët e botës dhe besohet se çdo takim i ri i çon marrëdhëniet e të dy vendeve më para.

"Jemi të gatshëm që të dy që fjala paqe të mos jetë vetëm fjalë në tekstet shkollore por mënyrë sesi udhëhiqet. Refuzoj politikën e luftës në Ukrainë, kjo strategji është e gabuar", ka theksuar kryeministri i Sllovakisë Robert Fico.

Vuçiq: Paqja është e domosdoshme, disa vendime nxisin konflikte të armatosura

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha se gjatë takimit është biseduar rreth të gjitha çështjeve strategjike për përmirësimin e raporteve mes të dy vendeve por dhe për situatën gjeopolitike në të cilat janë Sërbia dhe Sllovakia.

"Për mua është kënaqësi e jashtëzakonshme çka mundëm të bisedojmë rreth të gjitha çështjeve strategjike bilaterale mes Sërbisë dhe Sllovakisë. Biseduam për përmirësimin e bashkëpunimit tonë ekonomik në fusha të ndryshme si në energjitikë, turizëm e të tjera” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit bëri me dije se tentoi dhe sot të mësonte shumë gjëra prej Ficos ashtu sikurse një herë e në një kohë mësoi se Sërbia shfrytëzonte rezervimet për turistët vendas me qëllim që gjithmonë e më shumë numri i njerëzve të ngelen në Sërbi në vend që të shpenzojnë të hollat jashtë saj.

"Dhe sikurse e dini, prej tetë vitesh ky sistem i rezervimeve të pushimeve në vendin tonë ka patur sukses të madh. Së shpejti me idetë e reja që mora prej kryeministrit Fica, do të dal në publik dhe besoj se qytetarët e Sërbisë do të jenë të kënaqur me këtë", ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se u bisedua dhe rreth të gjitha çështjeve të rëndësishme dhe situatën gjeopolitike të Sërbisë dhe Sllovakisë.

"Ajo çka mund të them se bashkërisht besojmë se paqja në Ukrainë është e domosdoshme dhe për Rusinë pasi pjesë e konfliktit të armatosur zhvillohet edhe në territorin e Rusisë së sotme. Pra, që paqja është diçka e rëndësisë së jashtëzakonshme, por edhe për faktin se disa të ardhme ose tashmë disa vendime që janë marrë vetëm sa e ndezin më tej konfliktin e luftës dhe nuk i sjellin asgjë të mirë asnjërës nga palët e përfshira por dhe as ndonjërit prej nesh në Europë. Sërbia do të vazhdojë të udhëheqë politikën e vet ndaj kësaj çështjeje ashtu sikurse Këshilli i Sigurisë Kombëtare i vendit tonë, pati aprovuar dy vjet e gjysmë më parë” ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Sërbisë ka thënë se sot Sërbia dhe Sllovakia bashkarisht mbrojnë gjithë atë çka është arritur në luftën ndaj fashizmit dhe nazizmit. Vuçiq tha se të dy vendet nuk do të lejojnë rishikimin e historisë dhe se përherë do të respektojnë të gjithë ata që kanë qenë në anën që luftuan ndaj fashizmit dhe nazizmit dhe që kanë marrë pjesë në çlirimin e Europës.

Vuçiq theksoi se Sërbia ka qenë e shokuar me sulmin në atentatin ndaj Robert Ficos dhe vlerësoi se ky ka qenë mesazh urrejtjeje që prej vitesh po akumulohej ndaj kryeministrit sllovak.

"Roberti është njeri jashtëzakonisht trim. Në politikë njerëz të tillë rrallë i ndesh. Gjithçka i duroi dhe sot, pavarësisht nga të gjitha plumbat që mori, ai lufton dhe e kryen detyrën në mënyrë të çuditshme, nën energji madhështore, siç ka qenë përherë edhe më herët, e ka bërë nën dashuri të madhe për vendin e tij sllovak” ka thënë Vuçiq.

Sikurse shtoi ky i fundit, Sërbia atë akt krinimal menjëherë e dënoi.

"Kjo është diçka që u luajt dhe po luhet dhe në disa vende të tjera, për fat nuk u shkua deri në pasoja të rënda sikurse ndodhi në Sllovaki” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se me Ficon sot bisedoi rreth çështjeve të rëndësishme politike dhe tha se të dy kanë qasje të ndryshme nga ajo që kanë shumica në tokën europiane dhe botërore ku të gjithë dëshirojnë që dikush të fitojë e dikush të humbasë.

"Ne dëshirojmë paqe. Nuk turpërohemi nga kjo fjalë, krenohemi me këtë fjalë dhe kështu do të vijojmë të udhëheqim politikën tonë", ka thënë Vuçiq.