Gjillas: Për Serbinë nuk ka mundësi ta njohë Kosovën apo të pranojë të jetë anëtare e OKB-së
Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (PLD), Dragan Gjillas, ka thënë se zgjidhja e problemit të Kosovës ka qenë e gabuar që nga fillimi, duke filluar nga Sllobodan Millosheviq, transmeton N1.
Gjillas theksoi se ajo që mund të bëjmë është të flasim.
“Zgjidhja e problemit të Kosovës është e gabuar që nga fillimi, duke filluar me Sllobodan Millosheviqin. Ajo që mund të bëjmë është të flasim, të flasim për fluksin e njerëzve, bashkëpunimin në sport, shëndetësi... Për Serbinë nuk ka asnjë mundësi as të njohë Kosovën as të dhënë pëlqimin që Kosova të jetë anëtare e OKB-së. Mendoj se çështja është si të jetojmë më mirë këtu, si të vijmë në BE, sepse Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për ne, ne kemi nevojë për të ”, theksoi Gjillas.
Dhe një përqindje e madhe e qytetarëve, shton ai, mund të thuhet se nuk e kuptojnë këtë.
“Por një numër i madh i qytetarëve janë ende të vetëdijshëm se ky është një vend që është pjesë integrale e kontinentit evropian dhe se përparimi drejt BE-së është garanci për një jetë dhe standard më të mirë... Do të thotë një standard më i mirë jetese, do të thotë rend, më pak korrupsion, paga më të larta. Po të bëheshin pyetje të tilla, jam i sigurt se qytetarët do të ishin pro. Dhe ata që pretendojnë se kushti për ne për të hyrë në BE do të jetë njohja e Kosovës, u them të njëjtën gjë: a mendoni se Spanja do të thotë ndonjëherë se kushti për të hyrë në BE është njohja e Kosovës? Jo, por kur të plotësojmë kushtet teknike dhe të jetojmë më mirë, atëherë fuqitë e mëdha do të duhet të gjejnë ndonjë formulim që do të jetë i pranueshëm si për njërin ashtu edhe për tjetrin”, tha kreu i PLD-së.
komentet