Petkoviq: Kurti beson se e drejta e forcës është më e fortë se forca e ligjit, statusi i Kosovës e Metohisë është i përcaktuar me të drejtën ndërkombëtare
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, theksoi se fakti që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përpiqet me këmbëngulje që t'i paraqesë bombardimet e NATO-s dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës si një fakt të parevokueshëm dhe të detyrueshëm, konfirmon se ai dhe njerëzit e tij të një mendjeje politike besojnë se e drejta e forcës është më e fortë se forca e ligjit.
“E vetmja gjë që në kuptimin statusor përcakton Kosovën e Metohinë është e drejta ndërkombëtare. Kosova e Metohia, në kuptimin juridik ndërkombëtar, nuk ka të bëjë fare me perceptimin e Kurtit për realitetin dhe as me dëshirat e separatistëve në Prishtinë, sepse as Kombet e Bashkuara dhe as shumica e vendeve të botës nuk e njohin atë territor si shtet, por si krahinë autonome të Republikës së Serbisë”, ka thënë Petkoviq.
Siç ka thënë ai, Kurti mund të shesë mjegull çdo ditë në mediat e vendeve që, siç ka thënë, “kanë njohur shkëputjen e një pjesë të territorit të Serbisë duke mos respektuar të drejtën ndërkombëtare”.
“Por, përveçse i përshtatet kotësinë së Kurtit, në asnjë mënyrë nuk ndikon në faktin se Kosova e Metohia është pjesë e Serbisë nën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar”, ka shtuar Petkoviq.
Petkoviq theksoi se presidenti serb Alleksandar Vuçiq, ndryshe nga Kurti, qëndrimin e tij ndaj interesave kyçe nuk e bazon në fantazi.
“Prandaj, edhe Serbia edhe presidenti i saj Alleksandar Vuçiq, ndryshe nga Kurti, qëndrimin e tyre ndaj kësaj çështjeje kyçe shtetërore dhe kombëtare nuk e bazojnë në fantazi, por në fakte të forta dhe të pakundërshtueshme juridike ndërkombëtare”, tha Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi nënvizoi se ekziston e drejta ndërkombëtare që, siç tha ai, “ata si Kurti nuk mund ta imponojnë vullnetin e tyre me dhunë”.
“E drejta ndërkombëtare ekziston që banditët e vegjël si Albin Kurti të mos mund të ndezin zjarrin si të duan dhe të imponojnë vullnetin e tyre me forcë, por Kurti, pasi ka humbur lidhjen me realitetin dhe duke menduar se është të paktën dikush që është shumë i rëndësishëm, vazhdimisht refuzon ta kuptojë".
komentet