Gjuriq me Doutin: Të papranueshme provokimet e Prishtinës, të ofrohet siguri për sërbët në Kosovë

Marko Đurić i Stiven Dauti
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot me ministrin e shtetit për Europën, Amerikën e Veriut dhe për territoret përtejdetare të Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut Stiven Douti.

Shefi sërb i diplomacisë ka informuar ministrin britanik rreth situatës në Kosovë, duke nënvizuar se provokimet konstante dhe aktet e njëanshme të Prishtinës janë të papranueshme dhe paraqesin vazhdimin e politikës së frikës dhe terrorit, njoftohet prej Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjuriq ka ripërsëritur se Beogradi është tërësisht i përkushtuar për dialog me Prishtinën por në këtë moment para së gjithash, nevojitet të ketë siguri për popullsinë sërbe, pa vonesa të mëtejshme të zbatohen të gjitha detyrimet prej marrëveshjeve të arritura dhe të garantohet respektimi i vullnetit elektoral i sërbëve në Kosovë.

Ministri theksoi se egziston interesim i qartë i Sërbisë për bisedime rreth përmirësimit të mëtejshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushat me interes të përbashkët.

Në këtë kuptim, shprehu shpresën se dialogu dhe marrëdhëniet politike mes dy vendeve do të lëvizin në drejtim të vendosjes së dialogut dypalësh strategjik.

Duke folur rreth bashkëpunimit ekonomik mes Sërbisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Gjuriq tha se Marrëveshja e partneritetit për tregtinë dhe bashkëpunimi mes dy qeverive, është mjaft i rëndësishëm dhe paraqet themel domethënës por që ka hapësirë për përmirësim të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe rritjes së shkëmbimeve të tregtisë së jashtme mes dy vendeve.

Kur është fjala për integrimin europian të Sërbisë, Gjuriq tha se anëtarësimi në Unionin Europian është prioritet strategjik i politikës së jashtme të Sërbisë duke theksuar se vendi ndan vlera europiane dhe se dëshiron të kontribuojë tek paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i Europës.

Në takim asistonin ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Sërbi Eduard Ferguson dhe i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor Stjuart Pitsh.