Gjuriq me kongresmenin amerikan rreth shkeljes së të drejtave të sërbëve në Kosovë

Đurić i kongresmen Mrvan
Burim: Ambasada Srbije u SAD


Ambasadori i Sërbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriq është takuar me kongresmenin demokrat Frenk Mërvan në kuadër të takimeve që zhvillohen me anëtarët e Komitetit Sërb në Kongresin Amerikan, të cilit i ka dorëzuar letrën personale nga presidenti Alleksandar Vuçiq duke i transmetuar shqetësimin rreth shkeljeve intensive të të drejtave elementare të sërbëve në Kosovë e Metohi duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe domosdoshmërinë e formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe.

Siç thuhet në deklaratën e Ambasadës së Sërbisë në SHBA, Gjuriq e ka informuar Mërvan në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe e ka njohur atë me rezultatet më të fundit makroekonomike të Sërbisë të cilat në kohë krize botërore, përtej të gjitha pritshmërive, vazhdon të jetë lidere në rajon në investimet e huaja direkte.

Duke i'u referuar suksesit mjaft të rëndësishëm të arritur nga vendi ynë në sektorin e Informatikës si degë kryesore industriale, Gjuriq i përcolli Mërvan gatishmërinë e Sërbisë për të ndarë njohuritë dhe përvojën e saj në këtë fushë me shtetin federal të Indianës. Siç u tha, duke pasur parasysh se në veriperëndim të Indianës jeton një diasporë e konsiderueshme sërbe, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik dhe industrial dhe performancën e kompanive tona në tregun e atjeshëm.