Gjuriq: Sërbët në Kosovë e Metohi të ekspozuar nga ngacmimet e përditshme

Beograd_240604_Rektorat_Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i puëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë në konferencën "Rrethi katror: Menaxhimi i ndryshimeve në raportet e reja moderne ndërkombëtare" se ndaj Sërbisë është bërë padrejtësi me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Ai theksoi se kjo nuk është më e keqja që i ka ndodhur Sërbisë por akoma më keq me atë çka vazhdon të ndodhë e këto janë ngacmimet sistematike të sërbëve në Kosovë dhe shkelja e të drejtave të tyre kolektive të njeriut, politike e ekonomike.

"Sërbisë në vitin 2008 me shpalljen e njëanshme të aktit të parlamentit në Prishtinë me të ashtuquajturën shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, i është bërë padrejtësi historike. Në rastin e Sërbisë janë shkelur të drejtat si të brendshme ashtu dhe të jashtme të së drejtës ndërkombëtare" ka thënë Gjuriq në çelje të konferencës.

Shefi i diplomacisë sërbe ka thënë për këtë se në territorin e Republikës së Sërbisë në vitin 2008 as më parë e as më pas nuk ka pasur “verdikt legjitim dhe demokratik për statusin e krahinës jugore sërbe". 

"Verdikt i tillë legjitim dhe demokratik nuk ka pasur as në territorin e krahinës sonë jugore. Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, por kjo për fat të keq, nuk është më e keqja që na ka ndodhur, më e keqja që vazhdon të na ndodhë është presioni i tmerrshëm ndaj pakicave kombëtare veçanërisht ndaj komunitetin sërb në K&M çka është i ekspozuar ndaj ngacmimeve sistematike, shkeljes së të drejtave kolektive njerëzore, politike dhe ekonomike”, ka theksuar ai.

Gjuriq beson se kjo temë meriton të jetë objekt jo vetëm i studimit, por edhe i një verdikti publik të qartë edhe nga komuniteti më i gjerë akademik.

Duke folur rreth situatës globale kur është fjala rreth sfidave të sigurisë, Gjuriq bën të ditur se bota prej një kohe të gjatë po përballet me rrethana jashtëzakonisht të vështira, të paparashikueshme dhe të paqëndrueshme, si dhe me sfida dhe kriza serioze që po bëhen gjithnjë e më të shumta dhe komplekse.

Sipas fjalëve të tij, lufta në Ukrainë, eskalimi i konfliktit dhe katastrofa humanitare në Gaza, si dhe rritja e ndjeshme e rrezikut prej kërcënimeve terroriste, dëshmojnë për kërcënimin serioz për paqen dhe sigurinë globale.

Njëkohësisht, bën të ditur Gjuriq, po përballemi me pasoja serioze të krizës ekonomike, energjetike dhe klimatike dhe është e sigurt se zgjidhja e këtyre problemeve, si dhe sfidimi i migracionit dhe pabarazisë sociale dhe ekonomike, do të mbeten në fokus të mbarë bashkësisë ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë sërbe beson se është i domosdoshëm koordinimi i veprimeve me të gjithë aktorët relevantë pasi bota të përballet me sukses me të gjitha këto sfida, si dhe të zhvillojë vazhdimisht qasje dhe metoda të reja që do të mundësojnë përgjigje efikase ndaj të gjitha rrethanave ndërkombëtare përherë e më komplekse.

"Kjo është veçanërisht e rëndësishme, duke marrë parasysh se gjithçka për të cilën kam folur nuk mund të anashkalojë rajonin në të cilin jetojmë. Në çdo rast theksojmë se sa i rëndësishëm është për ne stabiliteti i rajonit tonë, përmirësimi i bashkëpunimit dhe kultivimi i marrëdhënieve sa më të mira fqinjësore”, theksoi Gjuriq.

Në këtë kontekst, kujtoi se presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij të shtatorit të vitit 2019 definoi pesë prioritetet kombëtare të Sërbisë.

Sikurse tha, e para është ruajtja e stabilitetit të brendshëm dhe rajonal, e më pas ruajtja e pavarësisë dhe autonomisë në vendimmarrjen e institucioneve politike të Sërbisë, neutraliteti ushtarak si shtyllë themelore, zhvillimi ekonomik si parakusht i domosdoshëm për zhvillimin e Sërbisë, puna për forcimin demografik të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Sërbi, krijimi supozues për mbështetjen e familjeve dhe së pesti për të ushqyer identitetin, kulturën, traditat, vlerat e popullit sërb dhe gjithë popujve që jetojnë në Sërbi, veçanërisht duke pasur parasysh se Sërbia është vendi më multietnik në Ballkan me 24 këshilla nacionale aktive të bashkësive kombëtare.

Gjuriq theksoi se për Sërbinë është e një rëndësie shumë të veçantë stabiliteti i Ballkanit Perëndimor.

"Qasja jonë bazohet në vizionin rreth të ardhmes së përbashkët europiane. Sërbia dëshiron të bëhet anëtare e BE dhe ai vizion duhet të bazohet në parimet e respektit të ndërsjelltë dhe respektin ndaj shtetit tonë dhe popullit tonë. Sërbia do të vazhdojë të mbështesë aktivisht të gjitha iniciativat që kontribuojnë në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal”, tha ai.

Në këtë kontekst, tha se pikërisht të kundërtën prodhoi iniciativa për miratimin e Rezolutës rreth Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të KB e cila u nis në një mënyrë, siç nënvizoi ai, jolegjitime dhe në mënyrë ligjshmërie të dyshimtë pa vendim nga autoritetet kompetente të B&H dhe pa marrëveshje në rajon.

"Kjo rezolutë ka ndikim thellësisht negativ në procesin e pajtimit në rajon, i cili në Ballkan është proces kompleks dhe delikat. Miratimi i kësaj rezolute e cila nuk është rezultat i konsensusit të përbashkët, por i presionit politik, paraqet hap pas serioz në procesin e pajtimit”, theksoi shefi i diplomacisë sërbe.

Ky i fundit theksoi se Sërbia respekton dhe nderon të gjitha viktimat e së kaluarës, përfshirë viktimat e krimeve në Srebrenicë.

“Synimi ynë është të ruajmë kujtimin e tyre në mënyrë dinjitoze pa e përdorur tragjedinë për qëllime politike”, tha Gjuriq.

Konferenca shkencore ndërkombëtare dyditore rreth marrëdhënieve ndërkombëtare moderne me titullin "Rrethi katror: Menaxhimi i ndryshimeve në raportet moderne ndërkombëtare" organizohet prej Institutit për Politikë Ndërkombëtare dhe Ekonomi dhe Fakulteti i Sigurisë i Universitetit të Beogradit, nën mbështetjen e Ministrisë së Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit.

Dvodnevnu međunarodnu naučnu konferenciju o savremenim međunarodnim odnosima pod nazivom "Kvadratura kruga: Upravljanje promenama u savremenim međunarodnim odnosima“, organizovao je Institut za međunarodnu politiku i privredu i Fakultet bezbednosti Univerziteta u Beogradu, a uz podršku Ministarstva nauke, tehnološkog razvoja i inovacija.