Gjuriq: Shqipëria nuk ka bazë që të përzihet në menaxhimin e Ibrit, Sërbia vendos vetë për burimet e saja

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq reagoi ndaj deklaratës së ministrit për Europë dhe punët e jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha në lidhje me lumin Ibër, duke vlerësuar se fjala është për tentativë që të ndryshohet tema dhe tërhiqet vëmendja ku sikurse tha, nga shkeljet e vazhdueshme të të drejtave bazike të popullit sërb në Kosovë.

"Kam pranuar me kujdes deklaratën e ministrit Hoxha në lidhje me lumin Ibër. Ajo çka dëshmojmë është tentativë e qartë për të ndryshuar temën dhe tërhequr vëmendjen nga shkelja e vazhdueshme e të drejtave bazike të popullit sërb në Kosovë e Metohi-shkelje për të cilat Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë hesht dukshëm", tha Gjuriq në postim në rrjetin "X".

Ai vlerësoi se kur shqetësimet vazhdimisht shprehen vetëm në një drejtim, ndërsa të drejtat dhe siguria e mbarë bashkësisë etnike injorohen, selektivitet i tillë bëhet gjithnjë e më e vështirë për t'u konsideruar politikisht ose etnikisht neutral.

“Kur shqetësimet shprehen vazhdimisht në një drejtim, ndërsa të drejtat dhe siguria e mbarë komunitetit etnik injorohen, bëhet gjithnjë e më e rëndë që selektivitet i tillë të konsiderohet politikisht apo etnikisht neutral”, tha Gjuriq.

Ky i fundit tha tha se Ibri nuk rrjedh nëpër Shqipëri dhe se Shqipëria nuk është shtet parabregor në kuadër të pellgut të vet, ndaj, siç vlerësoi, nuk ka as bazë territoriale apo hidrologjike për të kërkuar rol vendimarrës rreth mënyrës në të cilën Sërbia menaxhon burimet ujore në territorin e vet, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe detyrimet ndërkombëtare.

"Lumi Ibër nuk rrjedh nëpër Shqipëri dhe as Shqipëria nuk është shtet parabregor brenda pellgut të saj. Ndaj, Shqipëria nuk ka as bazë territoriale apo hidrologjike për të kërkuar të drejtën e rolit në përcaktimin e mënyrës në të cilën Sërbia menaxhon burimet ujore në territorin e vet, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe detyrimet ndërkombëtare", theksoi Gjuriq.

Ky i fundit vlerësoi se vendimi i Tiranës për t’u përzier në këtë çështje, ndërsa njëkohësisht injoron, siç tha, presionin sistematik ndaj popullsisë sërbe dhe sulmet ndaj pronave sërbe, pashmangshmërisht ngre pikëpyetjen për motivet politike të angazhimi të këtillë.

“Vendimi i Tiranës për të përzier në këtë çështje, ndërsa injoron presionin sistematik ndaj popullsisë sërbe dhe sulmet ndaj pronave sërbe, pashmangshmërisht ngre pikëpyetje për motivet politike që qëndrojnë pas angazhimit të saj. Kjo gjithashtu riçel shqetësimet e justifikuara për konceptet e njohura rajonale që synojnë të trajtojnë territorin sërb dhe burimet sërbe si pjesë e sferës më të gjerë politike shqiptare” vuri në dukje Gjuriq.

Ky i fundit tha se në të ardhmen europiane të rajonit, nuk ka vend për "Shqipëri të Madhe", as për ndonjë projekt tjetër bazuar në ekspansionizmin etnik dhe ndryshim kufijsh.

"Të jemi të qartë: nuk ka vend për "Shqipëri të Madhe"-as për ndonjë projekt tjetër bazuar në ekspansionizmin etnik dhe rivizatim kufijsh-në të ardhmen europiane të rajonit tonë. Ajo çka na duhet, nuk është krijimi i shteteve të reja ose më të mëdha kombëtare, por rajon ku kufijtë gradualisht humbasin fuqinë e tyre për të na ndarë: të hapur për njerëzit, tregtinë, bashkëpunimin dhe prosperitetin e përbashkët, me respekt të plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo shteti", tha Gjuriq.

"Sërbia është shtet sovran dhe vetë vendos rreth asaj sesi do t'i menaxhojë burimet e veta natyrore. Shqipëria nuk do t'i marrë këto vendime, as askush tjetër nuk do t’i marrë jashtë Sërbisë", tha ministri.
Gjuriq theksoi se Sërbia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e popullit të vet, integritetin e territorit të vet dhe interesat legjitime kombëtare.

"Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e popullit tonë, integritetin e territorit tonë dhe interesat tona legjitime kombëtare. Përpjekjet për të larguar vëmendjen nga situata në terren ose për të pretenduar rol në çështje përtej juridiksionit të Shqipërisë nuk do të kenë sukses", tha Gjuriq.

Ai shtoi se Sërbia ka vënë re, sikurse tha, interesin e fundit të Shqipërisë për mënyrën në të cilën Sërbia zhvillon politikën e vet të jashtme, përfshirë atë se me kë takohet dhe përse, me dozë të caktuar, sikurse vlerësoi, të panevojshme patronazhimi.

"Veçmas, kemi vënë re interesin e fundit të Shqipërisë për mënyrën në të cilën Sërbia zhvillon politikën e saj të jashtme, përfshirë me kë takohemi dhe përse, të ndjekur nga dozë e caktuar e panevojshme patronazhiste. Na pëlqen vëmendja, por diplomacia përmes megafonit nuk i shërben interesave të asnjë prej vendeve tona", tha Gjuriq.

Ai konkludoi se do të ishte e mençur të pakësohej retorika dhe të ktheheshim në të vetmen rrugë që mund të kontribuojë në të ardhme më të mirë për rajonin.

“Do të ishte e mençur të ulni tonin dhe të ktheheshin në të vetmen rrugë që mund të ndërtojë të ardhme më të mirë për rajonin tonë: marrëdhënie të fqinjësisë së mirë bazuar në respekt të ndërsjelltë, barazi sovrane dhe bashkëpunim të sinqertë”, tha Gjuriq.

Ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, shprehu sot “shqetësim të thellë” për deklaratën e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në lidhje me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke thënë se uji “nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as ose si mjet për ndëshkimin e vendit tjetër apo popullsisë tjetër”.