Kfor konfirmon: Nisi pakësimi i prezencës së përhershme në urën kryesore mbi Ibër

Glavni most preko Ibra
Burim: Kosovo Online

Nga Misioni i Kfor konfirmohet për Kosovo onlajn se ka nisur pakësimi i prezencës së përhershme në urën kryesore mbi Ibër që lidh jugun dhe veriun e Mitrovicës.

Sikurse vurën në dukje nga Kfor në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, kjo është pjesë e procesit të optimizimit të orareve të forcave të KFOR.

"Procesi do të zhvillohet gradualisht, bazuar në kushtet e sigurisë dhe në koordinim të ngushtë me të gjithë aktorët përkatës, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Policisë Kosovare dhe Misionit të Unionit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë gjeneral Millan Mojsilloviq, gjithashtu është informuar rregullisht për procesin. Komandanti i KFOR gjeneral-major Ozkan Ulutash, mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë në institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe Ushtrinë e Sërbisë", theksohet nga KFOR.

Në përgjigjen e mëtejshme për portalin tonë, theksohet se stafi i KFOR është i mirëpërgatitur për t'iu përgjigjur të gjitha zhvillimeve përkatëse, në përputhje me mandatin shumëvjeçar në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

"KFOR do të mbajë prani të dukshme në pjesën jugore e veriore të Mitrovicës, si dhe në veri të Kosovës, duke vazhduar të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit të sigurt për të gjitha komunitetet. KFOR vazhdon të përmbushë mandatin e vet, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. KFOR mandatin e vet e zbaton në çdo moment paanshmërisht dhe në koordinim të ngushtë me Policinë Kosovare dhe Misionin e Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse në fushën e sigurisë", shkruhet në fund të përgjigjes me shkrim të KFOR.

Lista Sërbe sot në deklaratë shprehu kundërshtimin për tërheqjen apo çdo reduktim të pranisë së pjestarëve të KFOR në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe tha se me këtë rast u kërkua takim urgjent me komandantin e KFOR gjeneral Ozkan Ulutash.