Gjuriq: Thellohen raportet e Sërbisë me vendet e Paqësorit të cilat n’a kanë mbështetur dhe për çështjen e Kosovës
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka deklaruar se si pasojë e rezultatit të pjesmarrjes së Sërbisë në Samitin e vendeve të Paqësorit që mbahet në Tongo, po thellohen raportet me mjaft vende të cilat Beogradin e kanë mbështetur dhe kur ka qenë çështja e Kosovës, por edhe kur është fjala rreth rezolutave në Kombet e Bashkuara.
"Nuk mund të numëroj presidentët, kryeministrat, ministrat e punëve të jashtme dhe çiftin mbretëror të Tongos në Gala-në sërbe këtu në kryeqytetin e Tongos, Nukualofi. Të gjithë liderët e vendeve të Paqësorit kanë qenë të pranishëm dhe mundëm që Sërbinë t’a prezantonim në mënyrën më të mirë të mundshme dhe do të forcojmë marrëdhëniet tona me numër të madh liderësh të 16 vendeve të Paqësorit sikurse dhe t’i ftojmë këta njerëz të marrin pjesë në Panair dhe t’a shfrytëzojnë Sërbinë si një nga avenytë kyçe për bashkëpunim me Europën", tha Gjuriq.
Ministri shtoi se në darkën që shtroi, kanë qenë partnerë të shumtë të Sërbisë nga Europa si dhe delegacionet e tyre.
"Ata nuk mund t’a besonin sesi Sërbia mundi të organizojë diçka të tillë në zemër të Paqësorit. Jam me të vërtetë krenar për mbarë ekipin, për Beogradin tonë, për Sërbinë tonë dhe Panairin, për presidentin dhe qeverinë të cilët kanë patur vizion që Beogradi të kandidonte për një ngjarje në të cilën Sërbia dha kaq pozitë domethënëse dhe kaq rast të madh në bashkësinë ndërkombëtare, ndërsa ne po përpiqemi që këtë rast këtu t’a shfrytëzojmë në maksimum", ka thënë shefi i diplomacisë sërbe.
Gjuriq ka theksuar se si rezultat i vizitës në Samitin ishujve të vendeve të Paqësorit, mund të pritet që marrëdhëniet e Sërbisë me shumë vende të Paqësorit të thellohen dukshëm.
"Këtë e konsideroj edhe në kuptimin formalo-kontraktual të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, thellimit të bazës kontraktuale, marrëveshjeve rreth heqjes së vizave, marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik, kulturor dhe të gjitha si rezultat i kësaj pjesëmarrjeje në Samitin e Nukulaofit, kryeqyteti i Tongos. Na presin ditët pasuese takime të shumta me përfaqësuesit e këtyre vendeve që gjithmonë na kanë përkrahur kur ka qenë fjala për Kosovën e Metohinë dhe kur ka qenë fjala rreth rezolutave të ndryshme të Kombet e Bashkuara. Ata janë miqtë tanë të sinqertë, tashmë kjo është thelluar, çimentuar dhe nuk më vjen keq që na u desh të udhëtonim tre ditë e gjysmë për të mbërritur këtu. Sërbia është vend që shikon mbarë botën si miq të saj dhe ky është avantazhi ynë krahasues. Kjo është politika jonë e zgjatjes së dorës me të cilën tërheqim miq nga mbarë bota, si dhe kontributi ynë është jo vetëm për Sërbinë, por edhe për Europën dhe rajonin tone” konkludoi Gjuriq.
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq shtroi darkë për pjesmarrësit dhe të ftuarit në tubimin e liderëve të Forumit të vendeve të ishujve të Paqësorit që mbahet në Mbretërinë e Tongos ku u prezantuan përgatitjet e Beogradit për Panairin Special Ekspo 2027.
komentet