Gujon: Kurti me deklaratat për holokaustin tenton të mbulojë bashkëpunimin e shqiptarëve me nazistët
Drejtori i Zyrës për Kulturë Publike dhe Diplomaci në Qeverinë e Sërbisë Arno Gujon ka thënë se qeveria e kryeministrit kosovar Albin Kurti ka marrë pjesë aktivisht në paraqitjen e tablosë së shtrembëruar të Holokaustit, duke tentuar të fshehë se popullsia vendase në Kosovë bashkëpunoi me nazistët, si dhe se divizioni shqiptar SS "Skënderbu" ishte i përfshirë në krime masive ndaj joshqiptarëve në mbarë rajonin.
Gujon këtë e ka shkruar në rrjetin social “X“ duke reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit kosovar për Holokaustin.
“Problemi është në atë që Qeveria e Albin Kurtit ka marrë pjesë aktivisht në shtrembërimin e Holokaustit, kryesisht në formën e zbardhjes së bashkëpunimit të popullsisë vendase në Kosovë me nazistët dhe injorimit të përfshirjes së divizionit shqiptar SS "Skenderbeu" në krime të shumta masive ndaj joshqiptarëve mbarë botën dhe rajonin” ka thënë Gujon.
Ky i fundit kujton se Qeveria e Kosovës me në krye Kurtin ka rehabilituar shtëpinë e “bashkëpunëtorit më të keq të nazistëve mes shqiptarëve Xhafer Deva”.
“Çka është më e keqja, qeveria e Kurtit, përkundër kundërshtimit të ekspertëve të Holokaustit, organizatave ndërkombëtare dhe reagimeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë të Prishtinës, me krenari rehabilitoi shtëpinë e bashkëpunëtorit më të keq të nazistëve mes shqiptarëve, Xhafer Devës” ka thënë Gujon.
0 komentet