Guxhiq: Kosova dëshiron që të shpërndajë paqe në botë dhe nuk mundet të sigurojë kthim të qetë të sërbëve të dëbuar

Aleksandar Gudžić
Burim: Kosovo Online

Historiani Aleksandar Guxhiq vlerësoi si paradoksale vendimin e Kosovës për të dërguar pjestarë të FSK në misione paqësore duke theksuar se Prishtina dëshiron që të shpërndajë paqe në botë, ndërsa për më shumë se dy dekada e gjysmë nuk mund t’u sigurojë kthim të qetë sërbëve të dëbuar. Zijad Beqiroviq drejtor i Institutit Ndërkombëtar IFIMES, shprehet se pjesmarrja e FSK në të tilla misione shkel të drejtën ndërkombëtare.

“Ne jetojmë në një paradoks kosovar, ku kemi nga njëra anë Kosovë që dëshiron që të jetë pjesë e iniciativave paqësore dhe nga ana tjetër kemi disa qindra mijëra sërbë të dëbuar qysh në vitin ’99 që nuk janë kthyer dhe që pushteti në Prishtinë nuk mund t’u mundësojë kthim të sigurtë e të qetë ndërsa dëshiron që të shpërndajë diku paqe në anë të tjera të botës që janë të goditura nga lufta, thotë Guxhiq për Juronjuz Sërbia.

Shton se vendimi më i fundit i pushtetit prishtinas është pikërisht asgjë tjetër veçse lëvizje marketingu dhe dëshira e qeverisë aktuale dhe elitës politike aktuale që janë në pushtet, që të tërheqin vëmendjen tek administrata e tanishme në Uashington.

"Çështja është, madje dhe nëse një numër i caktuar pjestarësh të FSK shkon në Lindjen e Mesme, cili do të jetë realisht ky numër dhe sa do të jetë ndikimi dhe kontributi i tyre real në proçesin paqësor", thotë Guxhiq.

Leart Hoxha, redaktori i ATV, beson se Kosova duhet të jetë në të njëjtën linjë me politikën e jashtme me SHBA.

"Nëse krijohet ndonjë organ i ri ndërkombëtar ku Kosova është anëtare qysh nga fillimi dhe ku trajtohet barazisht si të gjitha shtetet e tjera, në kuptimin strikt e pragmatik, kjo është mirë dhe është veprim logjik. Përsa i përket FSK dhe angazhimit në Gaza, mendoj se shumë detaje duhet të sqarohen, por të gjithë dimë se deri më tani, kanë qenë në disa misione ndërkombëtare, kryesisht me Gardën Kombëtare të Ajovës, shtet brenda SHBA dhe nuk ka pasur probleme të mëdha rreth kësaj”, tha ai.

Zijad Beqiroviq, drejtor i Institutit Ndërkombëtar IFIMES, thekson se dërgimi eventual i ushtarëve nga Kosova në Gaza "çel një sërë çështjesh komplekse politike, ligjore dhe të sigurisë, të cilat shkojnë vetëm në dimensionin operativ dhe i vendosin në kontekst të gjerë të raporteve rajonale e globale".

Veçanërisht, thekson ai, se Prishtina ndodhet ende nën kuadrin e përhershëm të sigurisë ndërkombëtare të KFOR, misionit të NATO dhe se çdo angazhim i FSK jashtë territorit të Kosovës do të kishte efekt të fortë simbolik e politik. Kjo, sikurse spegon, është veçanërisht domethënëse duke pasur parasysh se statusi i Kosovës ende nuk njihet universalisht, çka përfshin edhe kundërshtitë e Sërbisë.

Tentativa e Osmanit për të siguruar mandatin

Drejtori i IFIMES beson se ideja e angazhimit të FSK është pjesë e tentativës së presidentes në largim Vjosa Osmani që të sigurojë edhe një mandat.

Ai theksoi se Osmani "tentoi të afrohej me zyrtarët amerikanë, përfshirë presidentin Tramp dhe të tjerë, me synim përfitimin e mbështetjes për rizgjedhje".

Megjithatë, Beqiroviq shpreh dyshime se Vetëvendosja dhe kryeministri Kurti do mbështesin rizgjedhjen e saj, duke pasur parasysh, sikurse thuhet, udhëheqjen e saj jo-gjithëpërfshirëse dhe diskriminimin ndaj komuniteteve të caktuara.

Sipas Beqiroviqit, anëtarësimi i saj në Komitetin e Paqes ndodhi pa pëlqimin e qeverisë dhe ende nuk është konfirmuar nga ana e parlamentit çka kjo çështje duket shumë të hapur.

Ad hoc, pothuajse organ

Beqiroviq spegon se problemi nuk është vetëm në çështjen e Kosovës, por tek legjitimiteti i vetë Komitetit të Paqes.

"Egziston sistemi i Kombeve të Bashkuara, egziston Këshilli i Sigurimit dhe Karta e Kombeve të Bashkuara, Këshilli i Sigurimit është i vetmi që mund të dërgojë forca legale paqeruajtëse kudo, përfshirë dhe territorin e Gazës", deçizon Beqiroviq.

Ai Komitetin e Paqes e quan "organ ad hoc, pothuajse organ" që përpiqet të tërheqë paralele me Këshillin e Sigurimit. Fakti që Bashkimi Europian asistoi në takimin e Komitetit të Paqes vetëm si vëzhguese, flet në favor të faktit se kjo iniciativë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e FSK shkel të drejtën ndërkombëtare

Beqiroviq thekson se e drejta ndërkombëtare është jashtëzakonisht e rëndësishme, veçanërisht për shtetet e vogla e të mesme. Ndonëse Sërbia në një farë mënyre ishte "viktimë e asaj të drejte ndërkombëtare", heqja dorë prej saj, do të ishte "dështim për çdo vend ose katastrofë".

Ai gjithashtu kujton se Prishtina nuk ka ushtri në kuptimin e plotë të fjalës dhe se për formimimin e saj do të nevojiteshin 2/3 e votave të komuniteteve pakicë, çka momentalisht nuk është rasti. Vetëm për këtë, thotë Beqiroviq, pjesëmarrja e FSK në mision të tillë shkel të drejtën ndërkombëtare, të cilën e paralajmëruan ekspertë dhe institucione të shumta. Veçanërisht kritikon idenë që Presidenti Tramp të zgjidhet përjetësisht si president i Komitetit të Paqes, duke deklaruar se për ne këto funksione të përjetshme "na kujtojnë disa kohë të lashta dhe këto janë ato regjimet totalitare".

Roli i Komitetit të Paqes në ftesën e FSK interpretohet si tentativë e krijimit të perceptimit se ky organ ka autoritet më të madh se Kombet e Bashkuara. Megjithatë, Beqiroviq beson se kjo tentativë nuk do t’ia dalë. Ai paralajmëron se dërgimi i ushtarëve të Kosovës në Gaza, pa mandat të qartë nga Kombet e Bashkuara apo koalicion i gjerë ndërkombëtar, mund të interpretohet si rreshtim i njëanshëm në një konflikt jashtëzakonisht të ndjeshëm në Lindjen e Mesme. Kjo, konkludon, "mund të ketë implikime jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por edhe për stabilitetin e brendshëm të Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe vetë Sërbisë", duke marrë parasysh ndasitë e thella në këto shoqëri kur diskutohen perceptimet e krizave të Lindjes së Mesme.

Beqiroviq në fund thekson se Ballkani nuk duhet të bëhet "zonë reflektuese e konflikteve globale", sepse rajoni është tashmë i ngarkuar me çështje të pazgjidhura të viteve ‘90 dhe marrëdhënie të ndjeshme ndëretnike.

Me Komitetin e Paqes në shumë raste është marrë dhe Kosovo Onlajn, ndërsa bashkëbiseduesit në analizë vlerësuan se ai nuk do të mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara, por që përfaqëson tentativën e Tramp që të "krijojë botën e vet", sepse nuk ka ndërmend të kthehet në kornizën e së drejtës ndërkombëtare.

Analistët për Kosovo onlajn folën dhe për abstenimin e Albin Kurtit, duke vlerësuar se bëhet fjalë ose për minimizim i meritave të Osmanit përpara votimit për presidentin e Kosovës ose taktikë për të mos mërzitur Europën.