Hyrja në Kosovë i ndalohet dhe kryetarit të Komunës së Pelagiqevës Sllavko Teshiq

Blokada, Merdare
Burim: Kosovo Online

Kryetarit të Komunës së Pelagiqevos në Republikën Sërbe të Bosnjës Slavko Teshiq i është ndaluar hyrja në Kosovë, ku duhej të merrte pjesë në kremtimin e Vidovdanit në Graçanicë.

Teshiq për Kosovo onlajn tha se është kthyer në vendkalimin administrativ të Merdares.

“Para 15 minutash erdhëm në vendkalimin administrativ të Merdares. Kjo është hera e tretë që vij në Kosovë e Metohi. Më duhet të them se qysh në fillim ndjeva intolerancë të caktuar. Dorrëzuam dokumentet si përherë dhe pas dhjetë minutash zyrtari me uniformë doli dhe na ftoi të hynim brenda për të më deklaruar se nuk mund të hyj dot në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë ku sikurse tha për arsye të panjohura” tha Teshiq.

Ky i fundit shtoi se nuk e di se përse i është ndaluar hyrja.

Teshiq u shpreh se deri më tani nuk ka patur asnjë problem kur ka hyrë në Kosovë.

Me të udhëtonin dhe drejtori i Organizatës Turistike, bashkëpunëtori i tij dhe shoferi ku hyrja e tyre në Kosovë i’u lejua.

Më parë hyrja në Kosovë i’u ndalua dhe kryebashkiakut të Nikshiqit Marko Kovaçeviq informon Demokracia e Re Sërbe.

“Me aktin e sotëm të ndalim-hyrjes së kryebashkiakut të Nikshiqit dhe nënkryetarit të partisë sonë Marko Kovaçeviq, autoritetet prishtinase me në krye politikanin në largim Albin Kurti, të cilin të gjitha adresat ndërkombëtare sot e shikojnë si faktorin kryesor të destabilitetit në Ballkanin Perëndimor, konfirmuan edhe një herë politikën e vet të qartë antisërbe”, deklaron DRS.