Angjellokoviq: Ndalimi i zyrtarëve të Postës së Sërbisë vijimësi e persekutimit të sërbëve në Kosovë

Zoran Anđelković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Postës së Sërbisë Zoran Angjellkoviq ka thënë për Kosovo onlajn se ndalimi i dy zyrtarëve nga ana e Policisë Kosovare në Mitrovicën e Veriut është vijimësi e persekutimit të sërbëve në Kosovë.

Angjellkoviq sqaron se zyrtarët kanë qenë të angazhuar sesi të ndihmonin qytetarët e moshuar për t’u dhënë pensionet në Rudar, çka i çliroi që të udhëtonin drejt Merdares për t’i tërhequr ato. 

“I ndaluan dhe i morën në pyetje. Ne kemi angazhuar avokatë përfshirë dhe Zyrën për Kosovë e Metohi dhe sikurse më thanë, u lëshuan për në shtëpi” ka thënë Angjellkoviq.

Ky i fundit shtoi se Albin Kurti vazhdon me politikën e ndalimit të çfarëdolloj ndihmese të sërbëve në Kosovë, duke thënë se zyrtarët e Postës së Sërbisë bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar njerëzit, pavarësisht asaj çka filialet e Postës së Sërbisë në Kosovë janë mbyllur nga ana e Prishtinës.

Angjellkoviq kujton se ndalimi i sotëm nuk është incident i parë i tillë, duke bërë të ditur se javën e kaluar 20 pjestarë të Policisë Kosovare bastisën shtëpinë e drejtorit të Postës së Sërbisë në Kosovë për të ndërmarrë kontroll nën dyshimet se në shtëpi gjendeshin armë. Sipas fjalëve të tij, gjatë kontrollit nuk u gjet asgjë, por tha se Prishtina vazhdimisht gjen arsye për ndalime dhe kontrolle në prona.

Policia Kosovare sot ka ndaluar dy zyrtarë të Postës së Sërbisë në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se mbanin zarfe. Kujtojmë se Prishtina vitin e kaluar mbylli të gjitha filialet e Postës së Sërbisë në Kosovë.