Kryebashkiakut të Nikshiqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Predsednik Opštine Nikšić Marko Kovačević
Burim: Kosovo Online

Demokracia e Re Sërbe njofton se kryebashkiaku i Nikshiqit Marko Kovaçeviq i është ndaluar hyrja në Kosovë. Thanë se lëvizje të tilla të njëanshme, të cilat shkelin të drejtat elementare njerëzore e fetare, përfaqësojnë tentativë për destabilizim të marrëdhënieve mes popullit sërb dhe atij shqiptar në Mal të Zi, transmeton RTCG.

“Me aktin e sotëm të ndalim-hyrjes së kryebashkiakut të Nikshiqit dhe nënkryetarit të partisë sonë Marko Kovaçeviq, autoritetet prishtinase me në krye politikanin në largim Albin Kurti, të cilin të gjitha adresat ndërkombëtare sot e shikojnë si faktorin kryesor të destabilitetit në Ballkanin Perëndimor, konfirmuan edhe një herë politikën e vet të qartë antisërbe”, deklaron DRS.

Ata bëjnë të ditur se hije edhe më e madhe hidhet mbi këtë ndalim nga fakti se shkeli të drejtat fetare të Kovaçeviqit i cili, në cilësinë e tij si kryebashkiak i Nikshiqit, u ftua të asistonte në meshën Vidovdanase që do mbahet në Gazimestan.

“Demokracia e Re Sërbe dhe funksionarët e saj, do të vazhdojnë me forcën e vet që të ndihmojnë popullin sërb në Kosovë e Metohi dhe ndaj nuk nevojiten rezoluta për këtë, por e konfirmojmë me vepra, të cilat me sa duket janë regjistruar nga qeveria e rilindur dhe autokratike e Kurtit, mbretërimi i terrorit të së cilës po i vjen fundi”, thuhet në deklaratë, raporton RTCG.

Nga DRS theksohet se lëvizje të tilla të njëanshme, të cilat shkelin të drejtat elementare njerëzore e fetare, përfaqësojnë tentativë për destabilizim marrëdhëniesh mes popullit sërb e atij shqiptar në Mal të Zi.

"Por do të duhet t’a zhgënjejmë Albin Kurtin. Në vendin tonë, jemi të përqendruar tek e ardhmja e përbashkët europiane, ndërsa arbitrariteti i tij e bën territorin e Kosovës dhe Metohisë epiqendrën e destabilitetit dhe toksicitetit të Ballkanit Perëndimor, rezultat i së cilës ka humbur çdo mbështetje dhe legjitimitet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare", thuhet nga DRS.