Iu bindën SHBA-së: Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk po e shqyrton sot kërkesën e Prishtinës

Savet Evrope.jpg
Burim: coe.int

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk e ka përfshirë në rendin e ditës së takimit të sotëm kërkesën e Prishtinës për anëtarësim në këtë organizatë, mëson Novosti.

Vendet e Quintit - SHBA, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe janë të mendimit se Prishtina duhet së pari të tregojë një qasje konstruktive në dialogun me Beogradin. Deri atëherë, ata nuk do të mbështesin vendosjen e kërkesës së Kosovës në rendin e ditës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili mblidhet çdo të mërkurë.

Ambasadat amerikane dje u kanë dërguar notë shumicës së vendeve evropiane që të mos e vendosin kërkesën e Prishtinës në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave derisa Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të themelojë Bashkësinë e Komunave Serbe, që është obligim nga Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar dhjetë vjet më parë.