Jevtiq: Synimi i lëvizjeve të Kurtit është dëbimi i sërbëve nga Kosova

Dalibor Jevtić na Sajmu turizma
Burim: Kosovo Online

Nënkryetari i Listës Sërbe Dalibor Jevtiq tha për Njuzmaks Ballkan se lëvizjet e fundit të institucioneve në Prishtinë janë pjesë e politikës synimi i të cilave është frikësimi dhe dëbimi i sërbëve nga Kosova, nën vlerësimin se presionet kanë lidhje dhe për vizitat në vendet e shenjta sërbe.

"Gjithçka ajo që autoritetet në Prishtinë po ndërmarrin përmes vendimeve të ndryshme politike, kanë për synim frikësimin dhe dëbimin e popullsisë sërbe. Tani po punojnë dhe tek ajo që sërbët të kthehen dhe nga ajo që vizitojnë vendet e tyre të shenjta dhe e gjithë kjo flet mjaft për situatën momentale, mënyrën e jetesës dhe pozitën e popullit sërb", theksoi Jevtiq.

Ai tha se qëllimi i Prishtinës është i qartë, por që sërbët kanë dilemë nëse Albin Kurti për lëvizjet që bën ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

"Nuk kemi kurrëfarë dileme kur bëhet fjalë për Albin Kurtin, dimë cilat janë qëllimet e tij. Ajo për të cilën kemi dilemë, është nëse për këto që bën ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare", tha Jevtiq.

Funksionari i Listës Sërbe thotë se populli sërb në Kosovë momentalisht jeton në sistem në të cilin, sikurse pretendon, nuk ka drejtësi për sërbët, se ata arrestohen, ndalohen dhe shpallen fajtorë paraprakisht.

"Kemi situatë ku për festën e Kryeëngjëllit të Shenjtë në Prizren, sërbët u kontrolluan, madje edhe bebet në karroca, përcaktohet se cila këngë lejohet të këndohet. E gjithë kjo na konfirmon shumë qartë se Kurti tani po zbaton atë që foli dhe atë që shkroi në programin e partisë së tij", konkludoi Jevtiq.

Njuzmaks kujton se autoritetet prishtinase para disa ditësh, nisën shembjen e objekteve të banimit dhe ato të hotelerisë në liqenin e Ujmanit pronarët e të cilave ishte sërbë. Njëkohësisht sikurse bën të ditur ky portal, u arrestuan disa sërbë nga Zubin Potoku për krime të dyshuara lufte, ndërsa më 1 gusht hyri në fuqi ligji që përcakton se të gjitha turet turistike duhet të kenë guidë turistike të licencuar nga Kosova, çka sipas vlerësimit të Listës Sërbe, do të ndikojë në vizitat e besimtarëve në objektet e shenjta të Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë.