Kfor për kërkesën e Listës Sërbe: Zbatimi i ligjit nuk është pjesë e mandatit tonë
Për rastin e kërkesës së Listës Sërbe që Kfor dhe Euleks të hetojnë urgjentisht thëniet e Nenad Rashkoviqit se atë Policia Kosovare e rrahu dhe e keqtrajtoi, Misioni i Kfor në përgjigje dhënë Kosovo onlajn thotë se zbatimi i ligjit nuk është pjesë e mandatit që ka.
“Zbatimi i ligjit nuk është pjesë e mandatit tonë“, thuhet në përgjigjen e Kfor në të cilën shtohet që t’i drejtohemi Euleks për të gjitha komentet në lidhje me pyetjet konkrete.
Kfor në përgjigje bëri me dije se vijon që të ushtrojë mandatin që ka, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me synim mbajtjen e sigurtë të mjedisit për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“Kfor vijon të përmbushë mandatin e vet bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që daton prej vitit 1999 duke kontribuar na mbajtjen e mjedisit të sigurtë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo moment, të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë Kosovare dhe Misionin EULEKS, në kuadër të roleve të tyre përkatëse si aktorë të sigurisë” thuhet në përgjigje.
Nenad Rashkoviq nga fshati Dren, pjestarët e Policisë Kosovare e rrahën brutalisht mbrëmjen e djeshme pasi më parë i kontrolluan shtëpinë. Si pasojë e lëndimeve të rënda që i’u shkaktuan dhe gjendjes së keqe, Rashkoviq u nis sot drejt Beogradit për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Lista Sërbe u bëri thirrje përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, Kfor dhe Euleks që të hetojnë urgjentisht të gjitha të dhënat rreth kësaj ngjarjeje dhe të ndërmarrin masa nga kompetencat e tyre për të konfirmuar të gjitha faktet dhe të sigurojë mbrojtje të duhur dhe të sigurtë për qytetarët.
0 komentet