Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është ende shumë e paqëndrueshme
Burim: Facebook/Kfor
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angjello Mikelle Ristuqa tha se situata në Kosovë është paqësore, por ende “shumë e paqëndrueshme”, dhe se tensionet mes dy palëve janë ende të larta për shkak të mosmarrëveshjeve politike, dhe se zgjidhja e vetme për një situatë të tillë është politike, jo ushtarake, raporton Zëri i Amerikës.
"Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Megjithatë, në një farë mënyre është ende shumë e paqëndrueshme. Vëmë re tensione për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura," u tha Ristuqa gazetarëve në Bruksel.
Sipas fjalëve të tij, gjëja më shqetësuese është mosbesimi mes dy palëve.
"Nëse do të duhej të vendosnim një diagnozë të asaj që ndodhi, do të thosha se gjëja më shqetësuese është mosbesimi - mosbesimi mes palëve. Kjo do të thotë se nuk ka zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është ajo politike", tha komandanti i KFOR-it.
komentet