Kongresmeni Svolvel: Serbët meritojnë një zë në qeverinë e Kosovës, dhuna ndaj tyre është e papranueshme
Kongresmeni amerikan Eric Svolwell tha se serbët në Kosovë meritojnë të kenë në qeverinë e Kosovës dhe theksoi se dhuna daj tyre ëshë e papranushme.
Në rrjetin social “X”, para takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, Svolvel ka deklaruar se mezi e pret takimin e tyre për të diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe ka mirëpritur BE-në si nikoqiri i ngjarjes.
“Mezi pres takimin e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për të diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve. “E mirëpres BE-në si mikpritëse e takimit mes Presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel me qëllim të punës për zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Svolvel.
Dhe ai u bëri thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të jenë të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit.
"Serbët që jetojnë në Kosovë meritojnë të kenë zërin e tyre në qeveri dhe dhuna ndaj tyre është e papranueshme. Unë u bëj thirrje të dy liderëve që t'i përkushtohen paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor", tha Svolvel.
Ai shtoi se shpreson që nisma “Ballkani i Hapur” të shërbejë si forum për integrimin e Kosovës në ekonominë rajonale.
“Shpresoj që nisma “Ballkani i Hapur” do të shërbejë si një forum i dobishëm për integrimin e Kosovës në ekonominë rajonale dhe për të rritur prosperitetin për të gjithë anëtarët e nismës”, shtoi Svolvel.
0 komentet