Lista Sërbe: Dorrëzuam peticionin kundër ndërtimit të urave tek përfaqësuesit e SHBA, BE, Gjermanisë, Francës e Italisë

Srpska lista
Burim: Instagram

Nga Lista Sërbe thuhet se një ditë më parë në emër të popullit sërb është dorrëzuar peticioni i qytetarëve kundër ndërtimit të urave në lumin Ibër, përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Unionit Europian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

“Në ditët pasuese peticionin me firma do t’ia dorrëzojmë dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë për të parë qartësisht qëndrimin e popullit sërb”, thuhet nga Lista Sërbe.

Kujtojmë, Lista Sërbe më 9 korrik informoi opinionin publik se përfundoi me sukses mbledhja e firmave për peticionin kundër ndërtimit të urave të Kurtit në lumin Ibër ku për popullin sërb me të drejtë e perjeton si simbol të imponimit, ndasive dhe provokimit, bëhet e ditur në njoftimin e kësaj partie. 

Sikurse e thanë atëherë, për gati 11 orë aq sa zgjati mbledhja e organizuar 3.628 qytetarë me firmën e tyre mbështetën qëndrimin e qartë që kundërshtojnë këtë vendim të njëanshëm dhe vetvullnetas të Prishtinës.