Lista Sërbe me Jençin: Kombet e Bashkuara të ndërmarrin hapa konkrete në ruajtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë së sërbëve
Delegacioni i Listës Sërbe kryesuar nga kryetari Zllatan Ellek, ka mbajtur sot takim me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Europën, Azinë Qëndrore dhe Amerikën Mirosllav Jenç dhe kërkoi prej KB që të ndërmarrë hapa konkrete në ruajtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe lëvizjes së sërbëve në Kosovë.
“Në takim janë prezantuar një sërë shembujsh konkrete që dëshmojnë për situatën e rëndë dramatike të popullit sërb në Kosovë e Metohi, si dhe për presionet e vazhdueshme institucionale, arrestimet e motivuara politikisht, sulmet e motivuara etnikisht, cënimi i pronave të Kishës Ortodokse Sërbe dhe provokimet e organizuara të pushtetit në Prishtinë” bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe.
Sikurse bëhet e ditur më tej, Ellek veçanërisht është shprehur për margjinalizimin sistematik dhe rrezikimin e të drejtave kolektive e individuale të popullit sërb, si dhe sikurse theksohet në njoftim, dhunën e papranueshme të ushtruar përmes institucioneve policore dhe gjyqësore nën kontrollin e direkt të Albin Kurtit, proçese të motivuara politikisht që kanë për synim të frikësojnë dhe demoralizojnë sërbët, presion mbi punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, zyrtarët dhe përfaqësuesit politikë, ndërtim i papranueshëm i urave të reja në Ibër pa konsultimin e komunitetin sërb, çka perceptohet si simbol i ndasive dhe provokimit, jo i integrimit.
Delegacioni i Listës Sërbe kërkoi prej Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrë hapa konkrete në ruajtjen e të drejtave themelore dhe të lirisë së sërbëve dhe që me autoritetin e vet të tregojë nevojshmërinë e kthimit të dialogut në sigurinë e duhur dhe respektimin e Rezoltës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.
“Thirrje e qartë i’u përcoll përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që më në fund të reagojnë ndaj dhunës institucionale dhe politike dhe të mos mbeten vëzhgues të heshtur ndërsa para syve të tyre zhvillohet shembja e situatës sociale dhe e sigurisë së popullit sërb në Kosovë e Metohi. Lista Sërbe do të vazhdojë të jetë zëri i popullit të vet dhe do të mbrojë interesat e veta, si në planin vendor ashtu dhe atë ndërkombëtar” konkludohet në njoftim.




0 komentet