Miliqeviq: Shkalla e rrezikut të sigurisë gjatë zgjedhjeve në veri është gjithmonë e lartë

Miodrag Milićević
Burim: Kosovo Online

Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së “Aktiv” Miodrag Miliqeviq vlerëson për Kosovo online se të gjitha zgjedhjet në Kosovë gjithmonë kanë bartur një rrezik të caktuar për sigurinë dhe se shkalla e rrezikut është e ngritur në veri, duke pasur parasysh kompleksitetin aktual politik, ai thotë, përpara zgjedhjeve parlamentare në shkurt, niveli i rrezikut sigurisht që do të vlerësohet veçmas.

“Policia gjithmonë miraton të ashtuquajturin plan operativ sipas të cilit vendosen forca shtesë, sigurohen qendra votimi dhe materiale votimi, por nga ana tjetër kujdeset edhe në zona si veriu, i cili përkufizohet si zona e rrezikut të lartë, për ta forcuar atë plan operativ shtesë pasi siguria maksimale do të sigurohej jo vetëm për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, por edhe për vetë materialet e votimit, duke përfshirë edhe personelin që do të punojë ditën e zgjedhjeve”, thotë Miliqeviq.

Ai kujton zgjedhjet e mbajtura në veri të Kosovës në vitin 2013, kur në fillim ishte zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe kur, siç thotë ai, u kërcënua integriteti i procesit zgjedhor për shkak të thyerjes së kutive të votimit, gjë që shkaktoi vendimi që votimi të përsëritet në vendvotime të caktuara.

Megjithatë, siç shton ai, përkundër sfidave të shumta, është e qartë se interesi i serbëve në veri dhe në përgjithësi në gjithë pjesën tjetër të Kosovës është të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

“Është gjithashtu e qartë se është në interesin e të gjithëve që në vend të veprimeve policore dhe në vend të turbulencave të vazhdueshme politike, procesi të kthehet në nivel politik dhe kjo nënkupton vendosjen e dialogut politik. Ka shpresë te popullata serbe, po ashtu edhe te politikanët, se do të ketë ndryshime politike brenda Kosovës. Të gjitha këto janë motive politike për pjesëmarrjen e partive politike në zgjedhje, si dhe për gjallërimin e votuesve. Është e nevojshme që në këtë moment të arrihet stabilitet politik në nivel të Kosovës në mënyrë që kjo histori, e cila deri më tani ka qenë vërtet jashtëzakonisht e pafavorshme për popullatën serbe në Kosovë, të kthehet në arenën politike dhe të ketë zgjidhjet politike në vend të asajë policore”, thotë Miliceviq.

Duke komentuar faktin se në listën e lokacioneve për votim në komunat e veriut të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte edhe objekti i Shtëpisë Shëndetësore, Miliqeviq thotë se nëse është marrë një vendim i tillë është në kundërshtim me rregullat e zakonshme.

“Pas gjithë asaj që ka ndodhur në dy vitet e fundit, nuk e përjashtoj që të ketë një mundësi të tillë. Megjithatë, kjo do të ishte jashtëzakonisht e pazakontë sepse bie ndesh me disa norma zgjedhore kur bëhet fjalë për integritetin e zgjedhjeve dhe zgjedhjen e qendrave të votimit në përgjithësi, që është se duhet të korrespondojë me shumicën e banorëve që jetojnë në një zonë të caktuar dhe të jetë në një distancë të caktuar që është e pranueshme në masë të madhe për atë rajon apo për atë zonë ku mbahen zgjedhjet”, shprehet ai.