Millojeviq: Automjeti i verdhë i “Postës së Sërbisë” sinjal pozitiv për egzistencën e sërbëve, ndalimi i punonjësve tanë nuk duhet të ndodhte
Drejtori i Njësisë së Punës së Postës së Sërbisë në Kosovë me vendqëndrim në Graçanicë Ivan Millojeviq, ka thënë për Kosovo onlajn se nuk duhet të lejohen të ndodhin situata në të cilat punonjësit e kësaj ndërmarrjeje të kapen dhe t’u vihen prangat në duar për diçka që funksionon më shumë se 20 vite dhe ky është transportimi i të hollave përmes automjeteve të standartizuara të Postës.
Millojeviq këtë e ka thënë me rastin e incidentit të djeshëm kur efektivët e policisë kosovare në bostbllokun afër urës së Bistricës ndaluan dhe më pas shoqëruan shoferin dhe dy punonjësit e Postës së Sërbisë të cilët transportonin të hollat nga Thesari në Leposaviq në drejtim të Mitrovicës Veriore. Ai thekson se mjetet e verdha të Postës, janë gjaku i jetës dhe sinjal pozitiv për mbijetesën e sërbëve në Kosovë.
“Ka pasur situata të ndryshme të lidhura me Postën e Sërbisë në Kosovë dhe Metohi, por ajo e djeshmja ishte një ngjarje e pakëndshme. Domethënë, ndodhi ndalimi i transportit të të hollave në automjetet e standartizuara të Postës, bashkë me punëtorët tanë të cilët me profesionalizëm kryejnë punën e tyre, që është transporti i të hollave dhe funksionimi i Postës Sërbe, këtë të gjithë e kanë ditur për më shumë se 20 vite dhe kjo nuk është asgjë e re” u shpreh Millojević për Kosova onlajn.
Millojeviq shprehet se punonjësit e Postës së Sërbisë janë lënë të lirë pas më shumë se shtatë orësh dhe pasi kanë speguar procedurën që funksionon prej vitesh, por nuk e ka të qartë përse janë ndalur.
“Përse u ndalua, përse u ndaluan punëtorët, përse i’u vendosën prangat dhe përse u mbajtën më shumë se shtatë orë? Nga momenti fillestar kam qenë me ta dhe përmes procesit të marrjes në pyetje, vërtetimit se nga vijnë të hollat, ku shkojnë ato... Përsërisnim diçka që ata e dinin fort mirë dhe kjo është se të hollat nga Republika e Sërbisë për të gjithë qytetarët tanë, jo vetëm për sërbët, këtë dua t’a theksoj. Është një shërbim më se i ndershëm ku nënat marrin të hollat për fëmijët e tyre përmes shtesave të fëmijëve, ku të moshuarit dhe të sëmurët marrin subvencionet dhe shtesat, ku punonjësit marrin pagat. Nëse e shikojmë nga ana ekonomike, pa asnjë konotacion tjetër, është diçka e rëndësishme, jo vetëm për sërbët. Kushdo që ka qëllime të mira, nuk duhet në asnjë mënyrë të pengohet, të ndalohet dhe mos e dhëntë Zoti të ndalohet as tani dhe as në të ardhmen, por përkundrazi t’a zhvillojë, mbështesë, të cilën ne me punonjësit tanë dhe unë si drejtor e shikojmë çdo ditë, të përmirësohemi dhe të kemi shpresë për të ardhmen” shton ai. Millojeviq ka falenderuar zyrtarët në terminalin doganor në Mitrovicën jugore të cilët siç thotë ai, e kanë kryer punën e tyre profesionalisht.
“Dogana si dogana, ishte mjaft profesionale, ata e dinë këtë procedurë fluksin dhe qarkullimin e të hollave, që nga hyrja në Jarinjë në çdo degë të Postës nëpër Kosovë e Metohi, për ta vetëm falenderime. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Njësisë Qendrore në Prishtinë për krime të larta ekonomike në fillim ishin dyshues dhe të pakëndshëm, por më pas u hodhën topin kur drejtori i doganës i informoi me një shqipe të rjedhshme çka e kuptuan më pas. Besoj se me ta në të njëjtën kohë kontaktoi edhe bashkësia ndërkombëtare gjatë gjithë orëve të mbajtjes duke u justifikuar se kjo është diçka me rëndësi jetike për komunitetin sërb në K&M dhe se nuk guxojnë ta prekin çfarëdo qoftë dhe për çfarë kishte qëllim” thotë Millojeviq.
Ky i fundit shprehet se pret që gjëra të tilla mos të ndodhin më.
“Nuk guxojmë të kemi situata të tilla, ku njerëzve t’u vihen prangat, të ndalohen, sepse kjo nuk ndodhi dje, por ka më shumë se 20 vjet që funksionon. Apeloj tek autoritet qëndrore, tek bashkësia ndërkombëtare në K&M të njihen dhe të kenë dijeni se automjetet e verdha të Postës së Sërbisë janë gjaku i jetës dhe sinjal pozitiv për mbijetesën e sërbëve në Kosovë e Metohi” ka përmbyllur.
0 komentet