Montgomeri: Kurti kërcënimi kryesor i paqes në Ballkan
Ish ambasadori i SHBA në Sërbi Uilliam Montgomeri ka thënë sot se kërcënimi kryesor i paqes në Ballkan, është kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në një shkrim autorial për Tanjug, ai ka thënë se CNN dhe Nju Jork Tajms të cilat shprehin opinion kryesisht negativ për Sërbinë, inkurajohen nga të gjithë ata që pajtohen me Kosovën, pasi e zhvendos problemin nga sjellja e Kurtit në drejtim të Sërbisë.
"Tani jemi 28 vjet pas marrëveshjes së paqes në Dejton dhe 24 vjet nga finalizimi i bombardimeve të NATO ndaj ish Jugosllavisë. Rezultati themelor i luftimeve, marrëveshjeve që i dhanë fund luftimeve dhe rezultatit të politikës perëndimore, ishte krijimi i dy shteteve krejtësisht të dështuara: Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova. Në bazë të të dyja rasteve qëndron vendosmëria e palëkundur e vendeve perëndimore për të krijuar shoqëri funksionale multietnike në secilën prej tyre. Ky është në fakt synimi kryesor politik i BE dhe SHBA në këtë rajon. Problemi është se dhuna e ushtruar në të dy rastet ishte aq e tmerrshme dhe traumatizuese sa këmbëngulja për këtë qasje nuk funksionoi” ka thënë Montgomeri.
Në fakt, siç vlerëson ky i fundit, marrëdhëniet etnike në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë në thelb janë po aq të këqija saç ishin 30 vjet më parë.
"Ekziston thënie e vjetër bullgare "Kemi ardhur deri në fund, por ende po gërmojmë"! Fatkeqësisht, kjo pikërisht ilustron qasjen e Perëndimit dhe të dërguarve dhe ambasadorëve të tij të ndryshëm. BE i përmbahet qasjes së vet të "fuqisë së butë" me sa duket ende duke besuar se anëtarësimi i mundshëm në BE diku në shekullin e ardhshëm, do të çojë në përmbushjen e kërkesave të saj tani” tha ai.
Sipas tij, kërcënimi kryesor për paqen në Ballkan tani është Kurti.
Dëshira më e madhe e Kurtit, thotë Montgomeri, është që Sërbia të provokohet aq sa të dërgojë forcë ushtarake në Kosovë.
“Ndërsa BE dhe SHBA i shikojnë provokimet dhe njohin rrezikun, duken të paralizuar dhe jo të gatshëm për të bërë ndonjë gjë për t’a ndalur. Duket se kjo është dobësi politike e SHBA/BE. Në vend që të kuptojë se Perëndimi duhet të dalë me disa qasje të ndryshme ndaj politikës, ai vazhdon të kthehet në versionet e qasjes së tyre themelore, të pafuqishme. Rezultati përfundimtar është se Ballkani mbetet zonë e paqëndrueshme me potencial mjaft të lartë për dhunë" tha ai.
Montgomeri thekson se qysh nga bombardimet e NATO në 1998, sondazhet e opinionit publik në Sërbi vazhdimisht tregojnë Rusinë si vendin më të popullarizuar dhe SHBA, si një nga më pak të popullarizuar.
"Ky fakt nuk e ndali SHBA të punonte shumë mirë me Sërbinë për dy ose më shumë dekada. Tani kjo nuk mund të ndalet. Ka nga ata në SHBA siç shihet në artikujt e Nju Jork Tajms e tani edhe në CNN, të cilët marrin të thjeshtuar opinion negativ rreth Sërbisë. Kjo inkurajohet fuqishëm nga të gjithë ata që janë përkrah Kosovës, pasi e zhvendos problemin nga sjellja e Kurtit dhe e drejton drejt Sërbisë” thekson ish-diplomati.
Ky i fundit vlerëson interesant faktin se siç vëren ai, është ringjallur interesi për Lëvizjen e të Paangazhuarve, për të cilën Tito e ndihmoi për t’u kriuar.
"Në shumë vende rritet nostalgjia për këtë dhe duket se qeveria aktuale po tenton të ndërmarrë politika që favorizon këtë qasje. Duke pasur parasysh intensitetin e ndjenjave si rjedhojë e luftës ruso-ukrainase, kjo ka zemëruar shumë njerëz në Perëndim të cilët kanë qasje të tillë "Ti je me mua, apo kundër meje". Kuptoj dhe gjithashtu e kuptoj që Sërbia po paguan çmimin për qëndrimin e vet. Gjithçka që mundem të them është që qeveria juaj është në pozicion jashtëzakonisht të vështirë dhe i uroj asaj shumë fat tek kjo” përfundoi ish-ambasadori i SHBA.
0 komentet