MPJ e Sërbisë: Mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj parimeve tek të cilat mbështetet rendi ndërkombëtar
Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë njofton për rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Kartës së Kombeve të Bashkuara se Sërbia mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj parimeve tek të cilat mbështetet rendi ndërkombëtar, ku janë barazia sovrane e shteteve, respekti për integritetin territorial dhe zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve.
Nga Ministria kujtohet se më shumë se tetë dekada më parë, me nënshkrimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, u hodhën themelet e rendit ndërkombëtar bazuar në ligj, dialog dhe bashkëpunim mes shteteve.
"Me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Kartës së KB, Republika e Sërbisë sërish thekson angazhimin e vet të palëkundur ndaj parimeve tek të cilat mbështeten Kombet e Bashkuara-barazia sovrane e shteteve, respekti për integritetin territorial, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve dhe forcimi i bashkëpunimit shumëpalësh", bëhet e ditur në postim në rrjetin social "X".
Në fund, theksohet se ruajtja e këtyre parimeve në kohën e sfidave globale, paraqet jo vetëm çështje e së drejtës ndërkombëtare, por dhe parakusht për ndërtimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe besimit mes popujve.
0 komentet