Në Bruksel prezantohen rezultatet e reformave: Sërbia pa mëdyshje e shikon Europën si të ardhmen e vet

Brisel, ministri predstavili napredak Srbije
Burim: Kosovo Online

Misioni i Republikës së Sërbisë pranë Unionit Europian organizoi në Bruksel panel diskutimi “Vrrulli i reformave të Sërbisë: Nga vendosmëria deri në zbatim“, në të cilën janë prezantuar rezultatet e reformave të cilat Sërbia ka bërë në procesin e integrimit europian, si dhe prioritetet që e presin në rrugën drejt anëtarësimit në Unionin Europian. Ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq tha se Sërbia pa mëdyshje e shikon Europën si të ardhmen e vet.

Në panel folën kryetarja e Kuvendit Popullor Ana Bërnabiq, nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i financave Sinisha Mali, ministri për integrimin europian Nemanja Staroviq dhe ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq, informon korrenspodenti i Kosovo onlajn nga Brukseli.

Tubimin e çeli ambasadori i Sërbisë pranë Unionit Europian Daniel Apostoloviq pas të cilës u prezantua Axhenda e reformave të Sërbisë e më pas pasuan diskutimet për rezultatet e deritashme, reformat ekonomike, procesi i integrimit europian dhe prioritetet në periudhën pasuese.

Kryetarja e Kuvendit Ana Bërnabiq theksoi se Sërbia në periudhën e fundit miratoi pesë ligje të gjyqësorit që u përgatitën në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe Këshillin e Europës.

Ajo vuri në dukje se pikërisht nga fusha e drejtësisë ishin ndër kundërshtimet më të zakonshme që i’u përcollën Sërbisë nga Komisioni Europian dhe disa shtete anëtare, por që me miratimin e ligjeve të reja, kjo fushë në masën më të madhe u harmonizua me standardet europiane.

Ajo i’u referua zbatimit të rekomandimeve nga rishikimi i procesit zgjedhor, duke bërë të ditur se ky ishte një nga prioritetet kryesore të Sërbisë pas zgjedhjeve të vitit 2023.

"Pas zgjedhjeve të vitit 2023, morëm raport me 25 rekomandime. Deri më sot, kemi zbatuar 12 nga ato 25 rekomandime dhe nga shtatë rekomandime prioritare në tërësi kemi zbatuar tërësisht katër. Puna vazhdon dhe nga e hëna e ardhshme, 6 korrik në procedurë parlamentare do të gjendet dhe një projektligj tjetër që është i harmonizuar me rekomandimet e OSBE dhe që do të përfshijë tre rekomandime të tjera nga rishikimi. Kjo do të rrisë numrin e rekomandimeve të zbatuara në 15 nga 25 në total", tha Bërnabiq.

Duke folur për reformat zgjedhore, vlerësoi se hapi më i rëndësishëm ishte ndryshimi i Ligjit për Listën e Unifikuar të zgjedhësve i cili formoi komision të përhershëm me dhjetë anëtarë për kontrollin dhe analizën e listës së zgjedhësve.

Sikurse spegoi, në punën e komisionit asistojnë përfaqësues të shumicës parlamentare, opozitës dhe organizatave të shoqërisë civile çka është hera e parë që përfaqësuesit e sektorit civil janë përfshirë në mekanizëm të tillë.

Bërnabiq shtoi se nga java e ardhshme në procedurën kuvendore pritet dhe Ligji për Financimin e Aktiviteteve Politike për të cilin beson se mund të miratohet gjatë korrikut.

Zv/kryeministri i parë i Sërbisë dhe ministri i Financave Sinisha Mali tha se Sërbia është ekonomia më e madhe dhe me rritjen më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor dhe theksoi se vendi ekonomikisht është tani pjesë e BE pasi është i mirëintegruar në zinxhirët e furnizimit europian.

“Sërbia është ekonomia më e madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, çka anëtarësimin e saj në BE e bën mjaft të rëndësishëm për Unionin Europian. Dhe tjetra, ne jemi tashmë të integruar në zinxhirët europianë të furnizimit ndaj dhe mendojmë se anëtarësimi në fakt do të konfirmonte veçse formalisht atë çka ekonomia ka ndërtuar tashmë”, tha Mali.

Ky i fundit tha se zhvillimi ekonomik është prioritet për Sërbinë.

Mali paraqiti të dhënat se borxhi publik i Sërbisë momentalisht është gati 43% e PBB, ndërsa mesatarja për zonën europiane është 81, 82 apo 83% si dhe se 60% e të gjitha investimeve të huaja direkte që vijnë në Ballkanin Perëndimor, përfundojnë në Sërbi.

"Sërbia është ekonomia e vetme apo i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka vlerësim krediti për investime. Ne jemi i vetmi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian që ka atë vlerësim krediti. Mendoj se kjo thotë mjaftueshëm në vetvete", tha Mali.

Ky i fundit deklaroi se BE është partneri më i madh tregtar i Sërbisë dhe se eksportet e Sërbisë në Eurozonë apo Bashkimin Europian janë rritur shtatë herë nga viti 2009.

Tha se kur Sërbia të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE, nuk do të jetë pengesë për buxhetin e Unionit, por do të kontribuojë në ekonominë europiane.

Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, theksoi se anëtarësimi në BE është prioritet qëndror i politikës së jashtme të Sërbisë, duke theksuar se vendi po forcon më tej rrugën e vet europiane, nisur nga bindja se Europa po përballet me ndryshime të thella gjeopolitike e teknologjike, në të cilat Sërbia të ardhmen e vet e shikon si pjesë e familjes së popujve europianë.

Gjuriq vlerësoi se Sërbia, si shtet që kufizohet me tetë vende, ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe theksoi se integrimi europian i saj përfaqëson kontribut në stabilitetin e mbarë Ballkanit Perëndimor.

Ai kujtoi përpjekjet që Sërbia investon në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët duke përmendur si shembuj dialogun me Kroacinë dhe partneritetin strategjik me Hungarinë, që e vlerësoi si një nga shembujt më të suksesshëm të pajtimit dhe bashkëpunimit në Europë.

Kur bëhet fjalë për rajonin, Gjuriq theksoi se Sërbia udhëheq politikë të përgjegjshme orjentuar drejt paqes dhe stabilitetit.

Theksoi se Sërbia vitin e kaluar dha kontribut domethënës në stabilizimin e situatës në B&H, duke thënë se si ministër i Punëve të Jashtme, bëri gjithçka që ishte në fuqinë e vet për të kontribuar në stabilitet.

Përsëriti se Sërbia mbështet Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, se mbështet Republikën Sërbe të Bosnjës, por mbi të gjitha paqen, si dhe ruajtjen e strukturës që ishte me rëndësi kyçe për marrëdhëniet funksionale në B&H.

Gjuriq vuri në dukje se Sërbia po punon dhe në zgjidhjen e çështjeve të hapura në dialogun mes Beogradit dhe Prishtines dhe asiston konstruktivisht në atë proces sesi të ruhet stabiliteti në një nga zonat më të ndjeshme në Europë.

Gjuriq paraqiti iniciativën sipas së cilës rajoni i Ballkanit Perëndimor do të integrohej gradualisht në tregun unik europian dhe hapësirën Shengen dhe vlerësoi se qasje e tillë do të sillte përfitime të domethënëse ekonomike, do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve, pakësonte hapësirën për politika përçarëse dhe njëkohësisht do forconte sigurinë e Unionit Europian. Kujtoi se Sërbia, në bashkëpunim me Fronteks, kontribuon ndjeshëm në uljen e migrimit të paligjshëm drejt Europës.

Gjuriq vuri në dukje dhe marrëdhëniet tradicionalisht të mira që Sërbia kultivon me shumë shtete jashtë Europës, duke kujtuar se Beogradi ishte vend-themelimi i Lëvizjes së të Pa-angazhuarve dhe se Sërbia sot përfaqëson lidhje të rëndësishme mes Europës dhe rajoneve të tjera të botës.

Duke i’u referuar Ukrainës, Gjuriq theksoi se Sërbia në çdo hap ka mbështetur Ukrainën në Kombet e Bashkuara, siguroi më shumë se 90% të ndihmës totale që shkon në atë vend nga rajoni dhe zhvilloi marrëdhëniet më intensive me udhëheqjen ukrainase në nivelin e shefave të shteteve duke theksuar se nuk egziston asnjë vend tjetër në rajon që qëndron më fort se Sërbia me popullin e Ukrainës nën parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit, ku ka votuar në favor të tyre, në favor të Europës dhe në favor të së ardhmes së vet.

Shefi i diplomacisë sërbe u tha partnerëve nga Unioni Europian që Sërbinë t’a vlerësojnë me veprime e jo me fjalë dhe i ftoi të dëshmojnë personalisht progresin e vendit, përfshirë dhe përgatitjet për Ekspo 2027.

Ministri për Integrimin Europian Nemanja Staroviq kujtoi se Sërbia nisi negociatat e pranimit me Unionin Europian në vitin 2014, ndërsa kapitujt e parë të negociatave u çelën në fund të vitit 2015. Në pesë vitet vijuese sipas metodologjisë së atëhershme, u çelën 18 kapituj dhe dy u mbyllën përkohësisht.

Ai kujtoi se në vitin 2021, Sërbia u bë vendi i parë kandidat që pranoi metodologjinë e re të zgjerimit, pas së cilës u konfirmua se Kapitulli 1 ishte çelur sepse të gjithë kapitujt nga ajo në tërësi ishin çelur tashmë.

Sipas fjalëve të tij, Komisioni në fund të atij viti, rekomandoi çeljen e Kapitullit 3 dhe Kapitullit 4, por shtetet anëtare dhanë pëlqimin vetëm për Kapitullin 4 çka rriti numrin e kapitujve të çelur të negociatave në 22.

Staroviq kujtoi se çelja e Kapitullit 3 u shty me spegimin se Sërbia më parë duhet të mbyllë procesin e ndryshimeve kushtetuese, çka u bë me referendum e janarit të vitit 2022.

"Fatkeqësisht, u dëshmua se as kjo nuk ishte e mjaftueshme. Prej nisjes së vitit 2022 e deri më sot, përballemi me mungesën e konsensusit të nevojshëm politik mes shteteve anëtare në Këshillin e BE për çeljen e Kapitullit 3. Për të cilën procesi praktikisht është në ngërç, pavarësisht faktit se Komisioni Europian në pesë raporte vjetore të njëpasnjëshme për Sërbinë, rekomandoi çeljen e atij kapitulli” tha Staroviq.

Ky i fundit vlerësoi se sot Sërbia negocion në kuadrin më të kërkuar negociator, jo vetëm politikisht, por dhe teknikisht e proceduralisht.

Sikurse spegoi, në dallim nga Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia, që negociatat i nisën vonë dhe nuk kanë kritere fillestare për çeljen e kapitujve individualë, Sërbia duhet që njëkohësisht të përmbushë kushtet për çeljen e kapitullit dhe kriteret fillestare për kapituj të caktuar negociatash.

"Ndaj vendet e tjera janë në gjendje të çelin kapituj në paketë, çka pamë në shembullin e Shqipërisë, e cila çeli të gjitha kapitujt gjatë vitit të kaluar", tha Staroviq.

Pas panelit të diskutimeve, ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq tha se Sërbia e shikon pa mëdyshje Europën si të ardhmen e vet.

"Ndava një pjesë të filozofisë sonë të politikës së jashtme në kontekstin e ndryshimeve që po ndodhin në botë ndaj besoj se Sërbia, si vend që është kyç për stabilitetin e rajonit, mund t’a ndihmojë rajonin të ndalë së qëni 'thembra e Akilit' e Europës", tha Gjuriq.

Ky i fundit theksoi se Sërbia, me tetë fqinjë në kufij, me një kontribut direkt në stabilizimin e kushteve në rajon, është me rëndësi kyçe për stabilizimin e përhershëm të kësaj pjese të Europës.

"Dhe kjo do të thotë se mund të kontribuojmë në sigurinë europiane shumë më tepër se ndonjë tjetër", shtoi Gjuriq.