Në urën shqiptare
Shkruar nga: Muharrem Bazdul
Më erdhi në dorë libri i përkthyer në shqip “Ura e Drinit” i publikuar në vitin 1962 disa muaj pasi Ivo Andriqi fitoi çmimin Nobël në letërsi. Libri i përkthyer titullohet “Ura e Drines“. Përkthyesi është Mehmed Hoxha. E pati botuar “Rilindja“ e Prishtinës me tirazh prej 2.500 kopje. Duke patur parasysh numrin e folësve të gjuhës shqipe në Jugosllavinë e asaj kohe, ky tirazh ishte mjaft solid dhe ambicioz. Përkthyes ishte Mehmed Hoxha.
Si botuesi dhe përkthyesi fjala vlen diçka më shumë. Fjala “rilindja“ në shqip do të thotë “rilindja“. Gazeta “Rilindja“ u themelua në Prizren më 12 shkurt të vitit 1945. Para së gjithash bëhej fjalë për Frontin Popullor të Kosmetit e më pas “Rilindja“ u bë gazeta e Lidhjes së Popullit Punëtor Socialist të Kosovës. Në muajt e parë selia e gazetës ishte në Prizren, e më pas në Prishtinë. Aty “Rilindja“ nga një gazetë e vetme, u shndërrua në ndërmarrje të madhe gazetash-botuese dhe grafike, nga e cila do të zhvillohej pjesa e luanit të prodhimit kulturor të shqiptarëve në Jugosllavinë socialiste.
Në kulmin e saj, “Rilindja” botonte numër dyshifror revistash, gazetash e recensionesh, si dhe rreth treqind libra në vit. Ata libra ishin kryesisht të shkrimtarëve shqiptarë, por edhe shumë të përkthyera në shqip, si nga bota, si nga gjuhët e sllavëve të jugut, përfshirë sigurisht dhe sërbishten. Këta nuk ishin vetëm klasikë të padiskutueshëm, por kishte edhe përkthime të shkrimtarëve bashkëkohorë sërbë nga Kosova. Egzistonte pra politikë e mirëmenduar kulturore që qëndronte pas këtyre produkteve. Këto janë ato detajet egzakte dhe të dhëna që në mënyrë të argumentuar kundërshtojnë idenë e “kërcënimit” të minoritetit shqiptar gjatë gjithë periudhës së egzistencës së RSFJ.
Një nga njerëzit që këtë produksion e sajuan ishte padyshim dhe përkthyesi i „Urës së Drinit“-Mehmed Hoxha. Ai nuk ishte dokushdo. Madje dhe nga ata të cilët në Shqipëri dhe shqiptarët nuk dinë asgjë, mbiemri i tij dukej i njohur pasi dhe ata të cilët rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk dinë asgjë apo dëgjuar për Enver Hoxhën. Ndërsa për ndonjë koençidencë fati, Enver dhe Mehmed Hoxha kishin jo vetëm mbiemër të njëjtë, por edhe bashkëmoshatarë. Jo vetëm kaq, të dy ishin dhe fëmijë vjeshtak, ndërsa ditëlindjet e tyre ndahen me gjashtë javë. Madje dhe emrat e vendlindjeve të tyre në një farë mënyre "rimojnë"-duke nisur me të njëjtën gërmë me katër rrokje; Enver Hoxha lindi në Gjirokastër më 16 tetor 1908 dhe Mehmed Hoxha në Gjakovë më 29 nëntor 1908. Si Gjirokastra ashtu edhe Gjakova në atë kohë ishin pjesë e Perandorisë Osmane. Epo mirë, këtu neve pak na intereson Enver Hoxha por më mirë të kthehemi tek Mehmedi. Ai tashmë i‘u bashkua NOB në vitin 1941. Shumë shpejt u bë kryetar i Komitetit Popullor Çlirimtar për Kosmetin; kur u themelua Kuvendi Antifashist i Popullit Çlirimtar të Kosovës e Metohisë, u zgjodh kryetar i saj.
Prej ditës së çlirimit të vendit dhe krijimit të Jugosllavisë federale, Mehmed Hoxha ka qenë një nga kuadrot më të shquar shqiptarë në Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Në Sërbinë e pasluftës shërbeu si ministër në Këshillin Egzekutiv dhe deputet në Kuvendin Popullor. Përfundimisht u bë anëtar i Këshillit të Federatës. Intensivisht u mor me punë letrare dhe përkthimore. Përveç sërbishtes, përkthente dhe nga frëngjishtja. Vdiq në Beograd në dhjetor 1987, para se të përshkallëzoheshin tensionet ndëretnike në Kosovë. U varros në rrugicën e qytetarëve të merituar në Varrezat e Reja të Beogradit.
Ismail Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, u lind në Gjirokastër ashtu sikurse dhe Enver Hoxha. Historia e marrëdhënieve të tij me vetë Hoxhën, disa anëtarë të familjes dhe regjimin në tërësi është e ndërlikuar për t'u përmbledhur këtu. Ajo çka këtu dëshiroj të potencoj është fakti se ai në vitin 1978, kur ai tashmë ishte padyshim jo vetëm më i madhi bashkëkohor shqiptar, por edhe një nga shkrimtarët më të rëndësishëm aktualë europianë, botoi romanin “Ura me tre harqe” i frymëzuar hapur nga kryevepra e Andriqit. Dimë që prej fillim-vitet ‚70, “Rilindja” bashkëpunonte ngushtësisht me “subjekte biznesi” në Shqipëri, duke importuar libra prej tyre dhe duke eksportuar librat e saj. Teorikisht, Kadareja Andriqin mund t’a lexonte dhe në rusisht apo frëngjisht, por më realiste është që ai të lexonte përkthimin shqip të firmosur nga Mehmed Hoxha.
Eseistët, kritikët letrarë dhe historianët e letërsisë në mbarë botën përmes ketyre dy romanëve, para njëzet vjetësh, për shembull bëhet fjalë për autorin francez Zhan Pol Shapmsiks. Gjithmonë sigurisht është gjithmonë interesante kur shkrimtari gjenial frymëzohet nga një shkrimtar tjetër gjenial, por aspekti “logjistik” që e bën të mundur atë “frymëzim” shumë shpesh harrohet ai aspekti që në këtë rast ndoshta përfaqësohej nga “Rilindja” dhe Mehmed Hoxha.
0 komentet