Nep: Prishtina nuk mund të injorojë më Marrëveshjen e Brukselit
Kryetari i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Vjenë, Dominik Nep, thekson se Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun me Beogradin.
“Dështimi i përmbushjes së obligimeve nga marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut është i papranueshëm. Marrëveshja e Brukselit u nënshkrua nga Serbia dhe Kosova gati dhjetë vjet më parë. Ajo marrëveshje nuk mund të injorohet më nga Prishtina”, tha Nep për Kosovo Online.
Në lidhje me deklaratat e deputetit të Partisë Popullore të Austrisë (OVP) në Parlamentin Evropian, Lukas Mandel, ai ka thënë se me sulmet e vazhdueshme dhe të ashpra ndaj Serbisë, ai është pozicionuar si lobisti kryesor i Kosovës.
“Në vend që të mbajë një pozicion neutral në këtë konflikt të ndërlikuar në Evropën Juglindore, OVP po punon në formimin e një qëndrim në favor të Kosovës”, theksoi Nep.
Kreu i Partisë së Lirisë së Austrisë në Vjenë theksoi se FPO kërkon nga OVP që në nivel të qeverisë austriake të udhëheqë një politikë neutrale dhe jo të mbajë anën e dikujt në mënyrë të njëanshme.
komentet