Neshiq: Përderisa ka serbë në institucionet e Bosnjë-Hercegovinës, nuk ka njohje të Kosovës

Ministar bezbednosti BiH Nenad Nešić
Burim: Kosovo Online

Përderisa ka përfaqësues serbë në institucionet e Bosnjë-Hercegovinës, nuk do të ketë njohje të Kosovës, tha ministri i Sigurisë së BeH-së Nenad Neshiq, duke shtuar se në këtë mënyrë Republika Srpska është në fakt "në anën mbrojtëse" të Kosovës, duke vepruar në parim, ndryshe nga politikanët boshnjakë.

“Përderisa ne përfaqësuesit e serbë jemi në Këshillin e Ministrave, Asamblenë Parlamentare të BeH-së, Dhomën e Popullit, Presidencën e BeH-së, njohja e Kosovës nga BeH është e pamundur. Nuk e di në çfarë kushtesh dhe rrethanash mund të votojë për pavarësinë e Kosovës. Përveç Serbisë, RS është ajo e cila është në periferi të Kosovës dhe mbron integritetin territorial të Serbisë dhe sillet në parim, ndryshe nga disa vende," tha Neshiq për Kosova Online në Vjenë, ku ishte në një vizitë zyrtare.


Me deklaratën se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithmonë thekson se respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e BeH, ai thekson se nga ana tjetër, politikanët boshnjakë nuk e respektojnë integritetin territorial të Serbisë.

"Ata do ta njihnin Kosovën, por nuk munden, për shkak të serbëve 'të këqij' që nuk ua lejojnë ta bëjnë këtë. Derisa jemi këtu, nuk ka asnjë shans për ta njohur Kosovën", tha Neshiq.

Ai thekson se gjithçka që ndodh në rajon ka pasoja në Bosnje dhe Hercegovinën, kështu që gjithçka që ndodh në Kosovë prek Bosnje dhe Hercegovinën, veçanërisht popullin serb.

“Për të gjithë serbët Kosova është tokë e shenjtë dhe ne nuk mund ta trajtojmë këtë çështje sikur të jetë larg”, ka shtuar ministri.

Ai thotë se gjendja e sigurisë në BeH është e mirë dhe pa sfida të mëdha, përveç luftës së vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal, për të cilën ka biseduar me kolegun austriak në Vjenë.


Kriza në BeH, thekson ai, shkaktohet kryesisht nga politikanët që vijnë, kryesisht, nga trupi boshnjak, të cilët vazhdimisht ngrenë tensione kombëtare, sepse nuk janë të gatshëm të flasin për gjëra të tjera si rritja e pensioneve dhe pagave.

“Kjo është arsyeja pse ata po shkaktojnë një krizë, por BdheH mund të ekzistojë vetëm në formën në të cilën u krijua në Dejton, me rendin kushtetues që buron nga Dejtoni”, tha Neshiq dhe shtoi se ai e mbështet plotësisht Milorad Dodik, i cili, thotë, duke mos kursyer asnjë përpjekje për të ruajtur RS dhe kompetencat e saja.

"Një serb mund të jetojë vetëm nëse ka liri, dhe RS është sinonim i lirisë," është i qartë Neshiq.

Kjo është arsyeja pse, thekson ai, sanksionet e vendosura ndaj zyrtarëve të Srpskës nuk kanë asnjë arsyetim dhe tregojnë standarde të dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare.


“Ajo që vlen për disa popuj të tjerë në Ballkan, nuk vlen për serbët. Shumica dërrmuese e BE-së e përkrah pavarësinë e Kosovës, edhe pse nuk ka asnjë element të pavarësisë, në raport me serbët, të cilët janë populli konstituiv i BdheH. Por, për fat të keq, ne nuk na lejohet e drejta të shprehim vullnetin tonë, të kemi të drejtën e vetëvendosjes, të marrim një vendim në një referendum të ardhshëm në çfarë forme duam të jetojmë në BeH apo jashtë saj”, tha Neshiq.

Ai thekson se janë serbët që e mbrojnë Dejtonin dhe rendin kushtetues, ndërsa në anën tjetër, siç thotë ai, politikanët agresivë boshnjakë po e shkatërrojnë Dejtonin dhe kanë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

"Ne, serbët, duhet të mbrohemi me diplomaci dhe dialog. Serpska duhet të mbrohet me menquri, dhe unitet, gjë që është e nevojshme në këtë moment, sepse sfidat para popullit serb do të jenë të mëdha dhe të vështira," vuri në dukje ministri i BdheH.

I pyetur për deklaratën e kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për vitin 2030 si vit i mundshëm për anëtarësim në BE, Neshiq u përgjigj se nëse BiH dhe rajoni nuk bëhen anëtare të BE-së deri në vitin 2030, Unioni humbë çdo kuptim.


"Nëse nuk jemi anëtarë deri atëherë, pyetja është nëse duhet të jemi në atë rrugë. Në të vërtetë, rruga evropiane është angazhim i përbashkët i të gjithë popujve në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk mund të zgjasë pafundësisht," paralajmëroi Neshiq.

Kur është fjala për nismën “Ballkani i Hapur”, ai thotë se Bosnja dhe Hercegovina nuk merr pjesë në të, sepse disa politikanë nuk mund të bëjnë dallimin ndërmjet zhvillimit ekonomik dhe politikës dhe ta çojnë vendin përpara.

"Tani nuk ka asnjë marrëveshje politike që Bosnja dhe Hercegovina të bëhet pjesë e 'Ballkanit të Hapur'. Unë qëndroj për një treg pa kufij dhe pengesa, për qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve, që do të kontribuonte për të gjithë, për të krijuar një treg me më shumë se 15 milionë banorë, për t'u bërë më interesant për investitorët... Por, padyshim, nuk ka vullnet politik. Unë pres që ne të bëhemi anëtarë të BE-së, nëse do të jemi - askush nuk mund të thotë tani, dhe euroskepticizmi tek qytetarët po rritet”, tha Neshiq.


Ai tha gjithashtu se forcimi i Serbisë i shkon më shumë Serpskës, duke kujtuar se një numër i madh i investimeve në RS kanë ardhur nga Serbia.

"Vuçiqi ka rilindë Serbinë, dhe Serbia dhe RS janë një. Në mendjet tona kufijtë nuk ekzistojnë, ne jemi një popull, histori, kulturë, një fe. Populli serb sado që të përpiqemi t'i ndajmë, askush nuk mund t'i ndajë ata. Mund të duam që Serbia të jetë edhe më e fortë, ekonomikisht, ushtarakisht, politikisht. Kjo garanton një RS të fortë, por mbi të gjitha garanton paqen dhe stabilitetin në rajon, sepse askush nuk dëshiron të luajë me një shtet të fortë si Serbia që është tani”, ka përfunduar ministri Neshiq.