Novosti: Kosova hiqet nga agjenda e Interpolit

Interpol
Burim: antenam.net

Çështja e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol është hequr nga agjenda e Komitetit ekzekutiv të asaj organizate, shkruan “Novosti”.

Sipas informacioneve të “Novosti”, kërkesa e tyre ka qenë në draftin e parë të rendit të ditës, por nuk është në atë përfundimtar.

Kështu që aksioni diplomatik i Serbisë edhe një herë pengoi përpjekjen e Kosovës për t'u bërë pjesë e organizatës ombrellë të policisë në botë.