Petkoviq: Akuzë e turpshme se për terrorin ndaj sërbëve fajtor është Radoiçiq dhe jo Kurti

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq tha se është e turpshme akuza e kryetarit të Lëvizjes Popullore të Sërbisë Mirosllav Aleksiq sot në Kuvendin e Sërbisë se Millan Radoiçiq është fajtor për dëbimin e sërbëve nga Kosova.

“Akuzë e mjerë dhe e turpshme që për terrorin ndaj sërbëve fajtor është Radoiçiq dhe jo sërbourrejtësi Kurti. Aleksiq duhet që më në fund të mësojë se patrioti sërb nuk dëbon popullin e vet, por lufton për të me zemër e me shpirt, ashtu sikurse as Aleksiqi e as Rashiqi nuk do t’a kuptojnë kurrë, e jo më ta bëjnë” shkruan Petkoviq në rrjetin social “X“.

Më parë Aleksiq tha se Millan Radoiçiq është përgjegjës për dëbimin e sërbëve nga Kosova.

“Ju jeni ai që për llogari të Kurtit dhe Haradinajt dëbuat sërbët nga Kosova dhe përmes kësaj Millan Radoiçiqi keqtrajtoi sërbët këtu. Shqiptarët shfrytëzuan sërbin që të dëbonte sërbët dhe këtë u’a thotë çdo njeri kur shkoni poshtë” tha Aleksiq në parlament, transmeton Novosti.

Ndaj fjalëve të tij, reagoi kryetarja e Kuvendit të Sërbisë Ana Bërnabiq.

“Hajde, vetëm kij parasysh për çfarë flet në Kuvendin Popullor të Sërbisë. Është me të vërtetë turp, nuk do t'ju jap paralajmërim, por vërrejtje” tha Bërnabiq.