Petkoviq: Për cilat të drejta të sërbëve flet Kurti kur ai i dëboi dhe i mbylli institucionet sërbe
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq sot me rastin e deklaratës së kryeministrit kosovar Albin Kurti se Prishtina bën gjithçka në funksion të integrimit të sërbëve në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, pyeti se për cilat të drejta të sërbëve flet Kurti kur në 12 vite Prishtina refuzon formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe ndërsa ndërmerr persekutim ndaj sërbëve dhe u mbyll institucionet.
Petkoviq në rrjetin social “X“ është shprehur se qysh prej ardhjes së Kurtit në pushtet janë shënuar gati 700 incidenate ndaj popullit sërb.
“Për cilat të drejta të sërbëve flet Kurti, kur në 12 vite Prishtina refuzon të formojë BKS ndërsa ndërmerr persekutim ndaj sërbëve dhe u mbyll institucionet! Prej ardhjes së Kurtit në pushtet, janë shënuar gati 700 incidenate ndaj popullit sërb. A po i ‘zbaton’ Kurti marrëveshjet që t’i shkelë më vonë haptazi”, shkruan Petkoviq.
Kurti më herët sot pas takimit me të dërguarin e Unionit Europian për dialog Peter Sorensen, tha se u bisedua rreth situatës së komunitetit sërb në Kosovë, si dhe se sërbët në Kosovë nuk munden që të harrojnë të drejtat që u janë garantuar me Kushtetutë, duke thënë se gjithçka që bëhet ka për synim integrimin e tyre.
0 komentet