Petkoviq i përgjigjet Kurtit: Respektimi i Rezolutës 1244 nuk është qesharake por përgjegjësi

Petković
Burim: TV Most

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi Petar Petkoviq i është drejtuar kryeministrit kosovar Albin Kurti, se pas marrëveshjes së Brukselit, tani ai tallet haptazi edhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Petkoviq ka deklaruar se nuk është qesharake që Sërbia respekton aktin e OKB dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit, ashtu siç Kurti thotë, por përgjegjësi, duke vijuar se vetë Kurti nuk di se çfarë do të thotë.

"Ashtu si në Prishtinë, ku nuk e dinë se çfarë është OKB, sepse nuk janë dhe nuk do të shkojnë në korridoret e këtij institucioni, nëpër të cilin bëjnë xhiro komikisht çdo vit. Prandaj është për të qeshur fakti që Kurti tenton të interpretojë edhe Rezolutën 1244 dhe kërkesën për kthimin e forcave të sigurisë sërbe në Kosovë e Metohi" i është drejtuar Petkoviq.

KY i fundit ka vazhduar se kjo çështje nuk ka lidhje me Kurtin.

"Është e pabesueshme që gjithmonë qeshin vetëm me ato pjesë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe vendimeve të cilat janë në favor të Sërbisë, si dhe ato marrëveshje të cilat duhet të zbatohen nga ana e Prishtinës. E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet në tërësi dhe jo ashtu sikurse është mësuar Kurti që pranon vetëm ato çfarë atij i intereson. Кurti një gjë duhet të mësosh-forca e të drejtës ndërkombëtare nuk është tek dhuna por në normat e saja ashtu sikurse Кurti më herët gëzohej dhe qeshte", ka shtuar Petkoviq.