Pila në Asamblenë Parlamentare të KE: Sundon heshtja kur flasim për sulmet ndaj sërbëve në K&M
Shefja e delegacionit sërb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Biljana Pantiq Pila tha sot në seancën kushtuar Raportit për zgjedhjet në Kosovë, se këto janë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muaj dhe vetëm ky fakt flet gjithçka për thellimin e destabilitetit politik dhe krizës institucionale. Ajo tha se heshtja sundon kur bëhet fjalë për sulmet ndaj sërbëve në Kosovë dhe për sigurinë e tyre.
“Por sinqerisht, a do të duhet vërtetë të n’a surprizojë ndonjë nga këto? I morët Sërbisë 14% të territorit të saj. E çfarë ndërtuat në zemër të Europës? Sistem në të cilin njerëzit akuzohen apo dënohen për krimet më të rënda të mund të jenë madhështorë si heronj” ? thotë Pila në profilin e saj në Instagram.
Ajo kujtoi se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, miratoi raportin e Dik Martit dhe rezolutën që lidhej me trafikimin e organeve humane përfshirë dhe të dhënat që e lidhnin me të ashtuquajturën “Shtëpinë e verdhë“.
“Këto të dhëna kanë lidhje me pjestarët e UÇK dhe ishin subjekt i hetimeve serioze ndërkombëtare”, tha Pila.
Kjo e fundit pyeti se ku ishte reagimi për sulmet ndaj misionit të Euleks në Prishtinë dhe çfarë bërën kur sulmet dhe presionet kanë qenë të orjentuara ndaj një misioni europian për shkak të procedurave gjyqësore dhe vendimeve që kanë lidhje me ish pjestarët e UÇK.
"Për këto çështje sundon heshtja. Heshtja sundon dhe kur flasim për sulmet ndaj sërbëve. Heshtje kur flasim për sigurinë e tyre. Heshtje kur flasim për të drejtat e tyre. Heshtje kur ju kujtojmë se Bashkësia e Komunave me shumicë sërbe, një nga detyrimet kyçe të Marrëveshjes së Brukselit, ende nuk është formuar. Heshtje kur në një vend anëtar të BE-Kroacia, lavdërohet nazizmi", vuri në dukje Pila.
Në fjalimin e saj në sesionin e vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Pila theksoi se ky institucion u themelua për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe theksoi se e drejta ndërkombëtare nuk është "menu nga e cila mund të zgjedhim atë që na përshtatet politikisht".
"Problemi nuk është tek egzistenca e të drejtave. Problemi është tek respektimi i tyre. Kur e drejta ndërkombëtare dhe marrëveshjet e nënshkruara zbatohen selektivisht, në përputhje me interesat politike, nuk e mbroni rendin ndërkombëtar. Ju e minoni atë. Dhe kur minoni parimet mbi të cilat mbështetet rendi ndërkombëtar, nuk i zgjidhni problemet. Hapët Kutinë e Pandorës. Ju shqetësoi varrimi i gjeneral Ratko Mlladiq i cili mbrojti vendin e tij në luftë. Shkuarja në varrim në çdo shoqëri demokratike është akt personal dhe nuk u jep të drejtën që ju të vendosni se kush do të shkojë në varrim", tha Pila.
0 komentet