Petkoviq: Kërcënime të rrezikshme të Kurtit ndaj popullit sërb dhe Listës Sërbe
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, ka thënë se dje për herë të parë BE por edhe SHBA, u shprehën qartë se kryeministri kosovar Albin Kurti është përgjegjës për dështimin e dialogut.
"Kishim ditë jashtëzakonisht të vështirë-këto nuk ishin negociata teknike, në kushte të pamundura presidenti Aleksandar Vuçiq bisedoi me Kurtin i cili refuzonte gjithçka, ku nuk donte formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe e këtë Zhozef Borelli e tha qartë", është shprehur Petkoviq në RTS.
Siç shtoi se ndonëse Beogradi përgjatë këtyre vitve është orjentuar drejt kompromisit, BE të dy palët i vendosi në të njëjtin nivel dhe ka thënë pas takimeve se të dy palët duhet të bëjnë diçka, duke i’a ngarkuar në këtë mënyrë përgjegjësinë Prishtinës dhe Beogradit.
“Tani e pamë për herë të parë qëndrimin e BE, e nëse doni edhe të SHBA, se Kurti është përgjegjës për dështimin e dialogut të djeshëm. Kurti nuk do formimin e BKS dhe kur Vuçiq e pyeti atë para Borellit dhe Llajçakut nëse do t’a formojë në përputhje me ato që janë dakordësuar në 2013 dhe 2015, ai nuk dha përgjigje, ndërkohë që në konferencën e djeshme me gazetarët kërcënoi popullin sërb dhe Listën Sërbe duke u thënë se do të vuajnë dhe do të paguajnë”, ka theksuar drejtori i Zyrës për K&M.
Petkoviq pyeti çfarë të paguajnë më shumë dhe për çfarë duhet të vuajnë kur deri më sot Kurti avancon nën heshtje në pushtimin e veriut, policia kosovare shtin ndaj sërbëve, i arreston, ndërmerr vendime antiligjore…..
“Kjo deklaratë është mjaft e rrezikshme sepse tregon natyrën e vërtetë të rregjimit të dhunshëm të Kurtit dhe për këtë presidenti Vuçiq nuk ishte i kënaqur sepse duhet të jemi të sinqertë, egzistonte të paktën arsye e vogël për këtë, sepse u pa se Beogradi nuk ishte fajtor, pasi u tregua konstruktiv, u pajtua me propozimin e BE çka nënkupton fillimisht formimin e BKS e më pas, zbatimin e marrëveshjes çka nuk është e lehtë, e në anën tjetër, kemi Kurtin që nuk do dhe që kërcënon sërbët dhe Listën Sërbe”, thekson ai.
Siç thotë ai, deklarata të tilla janë të papranueshme dhe tregon se Kurti këtë deklaratë e ka bërë para godinës në të cilën u zhvillua dialogu.
“Kjo është deklaratë e rrezikshme dhe për këtë Vuçiq dje ishte i shqetësuar pasi e dinte se do të pasohej pas refuzimit të propozimit”, tha Petkoviq dhe theksoi se vetëm për dy muaj kur BE dha deklaratën se duhet urgjentisht të ecet me zbatimin e masave për de-eskalim në veri të Kosovës, ka patur 22 lëvizje eskaluese prej autoriteteve prishtinase.
Petkoviq thotë se këtu nuk është fundi i negociatave dhe se Beogradi do të vazhdojë me ngulm të luftojë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.
Pyetjes rreth zgjedhjeve në katër komuna në veri të Kosovës, Petkoviq tha se Kurti jo vetëm refuzoi formimin e BKS, propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe propozimet për de-eskalim në veri.
"Kur bëhet fjalë për zgjedhjet, presidenti Vuçiq edhe këtu ka qenë korrekt, por udhëzimi administrativ, ka qenë hile e Prishtinës. Procedura nga dorrëzimi i kërkesës deri në shpalljen e zgjedhjeve është 118 ditë. Kurti me këtë tenton të vendosë në pikëpyetje vetë BE, dëshiron të luajë me të gjithë, por më duket se bashkësia ndërkombëtare më në fund e ka parë se kush është burimi i problemeve në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë ai.
Pyetjes nëse mund të priten presione ndaj Kurtit, Petkoviq tha se patjetër që deklarata e Borellit dhe qasja e BE por edhe e SHBA dhe deklarata e djeshme për përgjegjësinë e Kurtit, janë hap para, por shtetet në perëndim krijuan pavarësinë e Kosovës dhe ky është fëmija i tyre.
“E sado djalë i keq të jetë Kurti, ata do të përpiqen t’a ruajnë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk tërhiqemi nga pozicionet tona, nga populli ynë, pasi nuk kemi tjetër”, tha Petkoviq.
Ky i fundit ka uruar qytetarët për Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar, duke theksuar se kjo ditë është veçanërisht e rëndësishme për sërbët në Kosovë.
“Derisa presidenti Vuçiq të jetë në krye të shtetit, ne kurrë nuk do t’a lëmë popullin sërb në K&M, por ashtu siç bërëm dje në Bruksel, do të përpiqemi. Do të përpiqemi me lëvizje të mençura të ruajmë paqen. Por do të insistojmë që të zbatohen të gjitha ato që janë dakordësuar deri më tani” përfundoi Petkoviq.
komentet