Petkoviq: Kurti përmes mesazheve të frikës nga përshkallëzimi në veri, përgatit alibinë për aksione të reja ndaj sërbëve
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, vlerësoi sot se "mesazhet e Albin Kurtit prej frikës nga përshkallëzimi i ri i situatës në veri të Kosovës e Metohisë, nuk është gjë tjetër veçse krijimi i alibisë për aksione të reja të njëanshme të Prishtinës, drejtuar ndaj popullit sërb në krahinë”.
“Të gjithë e dinë mirë se i vetmi që shkakton tensione, konflikte dhe aksione të dhunshme në veri të Kosovës e Metohisë, është Albin Kurti, përmes falangave të tij parapolicore, ndaj fjalët e tij nuk mund të interpretohen ndryshe veçse si kërcënime të reja ogurzeza ndaj sërbëve në veri të K&M”, ka paralajmëruar Petkoviq, thuhet në deklaratën e Zyrës për K&M.
Petkoviq ka theksuar se për këtë, për çdo aksion eventual kundër popullit sërb në veri dhe paqes në këto hapësira, Kurti do të jetë përgjegjësi direkt.
"Nuk i vlejnë atij asnjë tentativë për kriminalizimin e popullit paqësor sërb në veri të K&M, as spinimet mediatike dhe zëvendësim tezash, kur dihet se kush është burimi i të gjitha problemeve në krahinë. Le të mos gënjejë dhe mashtrojë njëherë e përgjithmonë, kur mbarë bashkësia ndërkombëtare e ka shënuar qartë Prishtinën si burim destabiliteti dhe veprimesh të njëanshme në terren me të cilat po përpiqet të kryejë pushtimin e dhunshëm të komunave sërbe në veri”. theksoi Petkoviq.
Ky i fundit theksoi se “Beogradi dhe sërbët nga Kosova e Metohia nuk kërcënojnë askënd dhe nuk dëshirojnë konflikte dhe konfrontime, por dëshirojnë të jetojnë në paqe në të tyren me fqinjët e tyre shqiptarë”.
komentet