Petkoviq për lirimin e policëve kosovarë: Vendim gjyqësor jo politik, Sërbia vijon luftën për sërbët e arrestuar
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë sot se vendimi i Gjykatës së Lartë në Kraljevo për konfirmimin e akuzave ndaj tre policëve kosovarë të cilët do të mbrohen nën liri, nuk është politik por gjyqësor dhe theksoi se Sërbia do të luftojë për të gjithë sërbët e arrestuar në Kosovë, transmeton RTS.
Petkoviq për Tanjug ka thënë se kjo do të thotë se do të vijojë procesi gjyqësor ku tre “specialet e Kurtit” akuzohen për veprën penale të mbajtjes pa leje dhe posedim të armëve dhe materialeve shpërthyese konform Kodit Penal të Republikës së Sërbisë.
"Ne këtu kemi vendim gjykate pavarësisht nga kjo duhet të jemi të gëzuar apo jo, Sërbia është shtet i së drejtës dhe këtu vendimet e gjykatave duhet të respektohen në ndryshim nga Prishtina ku nuk egziston as gjykata e as gjykatësi, as prokuroria por të gjitha vendimet ndërmerren nga Kurti dhe Sveçla përmes listave për të arrestuar sërbët me prova të paqëna dhe që janë krejt të kundërta nga zbatueshmëria e ligjeve që mbretëron në Sërbinë qëndrore" ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit shton se Sërbia do të vazhdojë të luftojë për çdo sërb të arrestuar në veri të Kosovës dhe shtoi se bisedime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, nuk do të ketë deri në lirimin e të gjithëve.
"Problemi është se në Prishtinë nuk ka shtet ligjor por të çmendurin Kurti i cili arreston ku paraqet prova dhe mban personat në paraburgim. Në Sërbinë qëndrore, keni shtetin ligjor ku ekziston dega gjyqësore e pavarur që merr vendimet e veta. Kjo është karakteristikë e gjykatës, jo vendim politik dhe do të vazhdojmë të luftojmë çdo njeri tonin, për çdo sërb” tha Petkoviq.
Siç shtoi ai, në këtë moment do të ushtrohet presion i veçantë ndaj përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare të cilët duhet të bëjnë gjithçka për lirimin e sërbëve të arrestuar.
“Ky është kusht për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës” tha Petkoviq.
komentet