Petkoviq: Pjestarët e Policisë së Kurtit dëshironin Gazimestan të ri, do të informojmë përfaqësuesit ndërkombëtarë për shkeljen më të fundit të të drejtave të sërbëve
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë Petar Petkoviq tha se pjestarët e “Policisë së Kurtit” sot dëshironin që të provokonin Gazimestan të ri gjatë kremtimit të festës së Manastirit të Kryeëngjëllit të Shenjtë në Prizren dhe se për shkeljet më të fundit të të drejtave të sërbëve nga ana e Prishtinës, do të informojnë të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Sikurse bën të ditur Petkoviq përmes postimit në rrjetin social “X“, policët kontrollonin madje dhe nënat me bebet në karroca, gra, të rinj ndërsa mediave që raportonin në gjuhën sërbe u penguan që të ushtronin punën e tyre.
“Represioni i ri i Kurtit në veprim! Për shkeljet më të fundit të të drejtave humane, fetare e mediale nga ana e Prishtinës, do të informojmë të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, ndërsa populli sërb me pjesmarrjen e paparë në numër, kuvendimi, festimi paqësor e dinjitoz i lavdisë, përcollën përgjigjen më të fortë-se harmonia dhe besimi janë më të forta se çdo terror” shkruan Petkoviq.
Në Manastirin e Kryeëngjëllit të Shenjtë afër Prizrenit nën pjesmarrjen e një numri të madh besimtarësh, me liturgjinë dhe xhiron e kulaçit të festës ndër duar, sot u kremtua festa e kishës. Në hyrje të manastirit ka patur prezencë të fortë të Policisë Kosovare. Ishte vendosur rrethim metalik, ndërsa pjestarë të policisë kontrollonin të gjithë që hynin nga porta hyrëse e manastirit.
komentet