Petkoviq: Popullit serb në Kosovë iu hoq e drejta për jetë fetare

Patrijarh Porfirije i Petar Petković
Burim: Kancelarija za KiM

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi njoftoi se me ndalimin e sotëm të Patriarkut Porfirije për të qëndruar në Patriarkanën e Pejës, popullit serb në Kosovë iu hoq e drejta për jetë fetare.

Duke i ndaluar Shenjtërisë së tij Patriarkut Serb Porfirije të qëndrojë në Patriarkanën e Pejës, popullit serb në Kosovë dhe Metohi, pasi iu mohuan një sërë të drejtash elementare të njeriut, iu hoq edhe e drejta e jetës fetare. Reagimi i moderuar dhe i krishterë i Patriarkut ndaj ndalimit të ardhjes së tij në Kosovë dhe Metohi, i ndjekur nga lutja e tij për paqe ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, konfirmon edhe një herë se sa korrekte dhe e drejtë është lufta e popullit serb për mbijetesë në Kosovë dhe Metohi dhe cilat janë përmasat e zullumit dhe dhunës ndaj të cilave është i ekspozuar populli ynë, thuhet në njoftimin për media të Petkoviqit.

Siç ka përkujtuar drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Patriarkana e Pejës është selia shekullore e patriarkëve serbë.

“E drejta e Patriarkut Porfirije për të shërbyer në atë manastir, kryetar i të cilit është, është e pacenueshme dhe më e vjetër se çdo e drejtë laike dhe më e fortë se çdo dhunë e kësaj bote. Ai që mori vendimin për ndalimin e lëvizjes së Patriarkut serb praktikisht e ndaloi krishterimin në Kosovë dhe Metohi, por populli serb është i imunizuar ndaj ndalimeve të tilla, sepse ai e ruajti besimin e tij të krishterë në kohë shumë më të vështira, dhe qiriri serb nuk mund të shuhet me forca shumë më të mëdha, kështu që as bashibozuku, i cili sot është në pushtet në Prishtinë, nuk mund do ta bëjë”, tha Petkoviq.

"A do të heshtë Evropa e Krishterë përballë "kësaj dhune të paprecedentë", në një kohë kur feston kolektivisht festat e Krishtlindjeve”, e pyeti ai vetveten.

"Dhe a do ta kapërcejnë ata faktin që një komb i krishterë në zemër të kontinentit është në fund të fundit i ndaluar t'i lutet Zotit? A duhet të fillojnë të djegin përsëri kishat dhe manastiret tona për të zgjohet dikush? Le të mendojnë ata që këto ditë i sjellin banditë e Prishtinës me armë tytëgjata në veriun e Kosovës e Metohisë! Le të mendojnë mire edhe një herë se çfarë po ndihmojnë dhe kë po ndihmojnë”, ka thënë Petkoviq.

PETAR PETKOVIQ, ZYRA PËR KOSOVË DHE METOHI,PATRIARKU PORFIRIJE, NDALIMI, KOSOVA DHE METOHI