Petkoviq: Prishtina e bëri të pakuptimtë Marrëveshjen për kadastrën me synim që të legalizojë pronat e rrëmbyera sërbe
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit kosovar Albin Kurtit se “Sërbia nuk dorrëzoi dokumentat e kadastrës pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011” duke thënë se nuk është fajtor Beogradi për moszbatimin e asaj marrëveshjeje, por Prishtina është ajo që e bëri të pakuptimtë me synim që të legalizojë pronat e rrëmbyera sërbe.
“Sot, Kurti sulmoi sërish Beogradin, duke kërkuar zbatimin e Marrëveshjes për Kadastrën e vitit 2011, ku u dakordësua atëherë nga bllokaderi Borko Stefanoviq. Interesante është që Kurti insiston tek marrëveshja e Borkos, ndërsa gjatë gjithë kohës refuzon marrëveshjen për BKS, për të cilën luftoi (Aleksandar) Vuçiq”, shkruan Petkoviq në rrjetin social “X”.
Ai vuri në dukje se është e qartë se Kurti pranon vetëm atë që është në dëm të sërbëve dhe se kjo është arsyeja përse për 13 vite “i’a mbath nga BKS”.
“Nuk është Beogradi fajtor për moszbatimin e Marrëveshjes për Kadastrën, por Prishtina, e cila e bëri të pakuptimtë të gjithë marrëveshjen me qëllim legalizimin e pronave të rrëmbyera të sërbëve. Këtë ne nuk do t’a lejojmë, pavarësisht se sa dëme na ka shkaktuar marrëveshja e Borkos. Dhe është e qartë se çfarë dëmi tjetër do të na shkaktonin ai dhe studentët e tij bllokaderë të cilët u mbështetën nga Kurti, nëse do të marrin në dorë pushtetin. Këtë ne nuk do t’a lejojmë”, tha Petkoviq.
Kurti më herët sot, duke folur për rezultatet e regjistrimit të pronave, përfshirë dhe veriun e Kosovës, tha se problem i veçantë është dokumentacioni kadastral që "Sërbia nuk dorrëzoi pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011".
"Sfidë e veçantë është fakti se kanë kaluar më shumë se 15 vjet dhe Sërbia nuk na e ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, ndonëse marrëveshja ndërshtetërore u nënshkrua më 2 shtator 2011. Pra, muajin e kaluar u mbushën 15 vjet qysh kur Bashkimi Europian dhuroi dy milionë euro dhe ata as nuk na dorëzuan asnjë kopje të dokumentacionit kadastral, pale më origjinalin", tha Kurti.
0 komentet