Vuçiq: Në bisedë me Kallas insistova tek përmbushja e marrëveshjeve të Brukselit, veçananërisht BKS

Aleksandar Vučić i Kaja Kalas
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Nju Jork me përfaqësuesen e lartë të BE Kaja Kallas dhe në bisedë sikurse theksoi, insistoi në përmbushjen e normave të marrëveshjeve të Brukselit para së gjithash në formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.

“Patëm bisedë të sinqertë e të çelët, jo të lehtë. Për të gjitha temat, nga ajo e gjeneral Mlladiqit dhe unë u përgjigja për këtë, e deri tek situata në Kosovë e Metohi dhe përmbushjen e normave të marrëveshjeve të Brukselit në të cilën insistova veçanërisht për Bashkësinë e Komunave Sërbe”, tha Vuçiq për RTS.

Temë e bisedës ishin dhe zgjedhjet e ardhshme në Sërbi.

Rreth asaj se si i’u përgjigj atij Kaja Kallas në lidhje me Kosovën dhe Marrëveshjen e Brukselit, nuk dha përgjigje konkrete duke thënë se nuk do të ishte e drejtë që të paraqiste se për çfarë folën sy më sy.

"Patëm bisedë të çelët e të sinqertë, besoj përmbajtësore. Për mua ishte e qartë, por që dëshiroja të dëgjoja gjithçka prej tyre, por që dëgjuan gjithçka prej meje” tha presidenti i Sërbisë.

Ai më parë postoi në Instagram se me Kallas bisedoi dhe për hapat e Sërbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, zbatimin e reformave dhe ruajtjen e interesave kombëtare.

"Në veçanti, shkëmbyem opinione rreth stabilitetit rajonal, si dhe për pozitën dhe sigurinë e popullit sërb në Kosovë e Metohi. Sërbia mbetet e përkushtuar për dialog me partnerët europianë dhe për të punuar për rezultate konkrete që kontribuojnë në jetë më të mirë për qytetarët tanë", shkruan Vuçiq.

Për fjalimin e Guteresh dhe Tramp: Vijon e njëjta politikë

Duke komentuar fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh, i cili tha se ndasitë gjeopolitike po thellohen, Vuçiq tha se duket se kjo po ndodh, por edhe se po vazhdon.

Duke folur për fjalimin e presidentit amerikan Donald Tramp, tha se nga ajo çka tha, është e qartë se do të vijojë e njëjta politikë.

"Politika e përpjekjes dominuese të SHBA para së gjithash në raport me Kinën", tha Vuçiq duke vënë në dukje se Tramp pikërisht theksoi se dallimi i madh mes Amerikës dhe Kinës është tek inteligjenca artificiale.

Kjo, shtoi ai, është një nga çështjet më të rëndësishme-a do t’a menaxhojmë ne inteligjencën artificiale apo do të na menaxhojë ajo ne.

Për konfliktet në botë, theksoi, nuk ka shkop magjik.

"Dëgjuam mesazhet diametralisht të kundërta të Trampit për Iranin... Nuk e di nëse dëgjuam apo morëm shumë të reja, por një numër gjithnjë e në rritje liderësh po mblidhen këtu për të zhvilluar biznese dypalëshe, më shumë takime me të njëjtën kosto", vuri në dukje Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se është evidente qasja tjetër e europianëve çka është e mirë dhe e zgjuar.

“Ndaluan së nënçmuari KB dhe nisën të organizojnë forume e takime, të gjithë nga Koshta, Fon der Lajen, Makron... U mirëkuptuan se duhet të luftojnë për Azinë, Afrikën, sepse po luftojnë edhe për Europën”, tha presidenti i Sërbisë.

Vuçiq pranoi se trembej se “boshllëqet” do të jenë më të mëdha.

“Por detyra jonë është të ruajmë paqen e stabilitetin, të bisedojmë me të gjithë”, shtoi Vuçiq.