Predrag Pantiq: Shpresoj që së shpejti të shëtis nëpër qytet se bashku me babain

Predrag Pantić.jpg
Burim: Kosovo Online

Predrag Pantiq pret që i ati i vet Dejani i cili momentalisht ndodhet në arrest shtëpie në Mitrovicën e Veriut, së shpejti të jetë i lirë.

Në bisedë për Kosovo onlajn, Predrag Pantiq thotë se familja e di që Dejani është i pafajshëm ndonëse ndaj tij rëndon akuzë të cilin nuk e ka kryer. 

"Presim që gjykata të lejojë që babain tim ta lirojë ndonëse nga avokati vijnë njoftime se vështirë që kjo të ndodhë me akuzën me të cilën ai po përballet“, ka thënë Predrag Pantiq.

Ky i fundit thotë se pas tre javësh paraburgim që Dejani vuajti në stacionin e policisë, tashmë e ka më të lehtë vuajtjen në shtëpi por gjithësesi kjo nuk është liri. 

"Shumë herë më mirë që është me ne i rrethuar dhe mbështetur nga familja, por kjo nuk është liri. Të gjithë shpresojmë që së bashku me babain të mund të shëtisim nëpër qytet. Im atë para kësaj ka qenë shumë aktiv në shëtitje, nën shoqërinë e njerëzve, shkonte për kafe dhe gjithçka këto atij i mungojnë dhe për të, kyçja në ambjentet e brendshme, i ka ulur shkaktuar dëm psikologjik. Shpresojmë që të ketë drejtësi dhe që së shpejti të mund të punojë, por i trembemi se kjo shpresë e madhe të na kthehet në zhgënjim, kështu që jemi të matur në shpresat që mbajmë” ka thënë Predrag.

Ai shton se për një çast u përmbys gjithçka. 

"E gjithë jeta jonë, familja jonë po vuan prej një muaji. Çdo kontroll dhe dërgimi tek mjeku, ndërkohë dua të theksoj se im at është në gjendje shëndetësore të përkeqësuar me presion të lartë arterial, dërgon lutje në gjykatë, miratim, e më pas shoqërim nga policia dhe gjithçka, është mjaft e vështirë siç paraqitet kjo situate, si për ne ashtu dhe për të, por më mirë të jetë pranë nesh çka është një lloj lumturie në të gjithë këtë fatkeqësi“, thotë Predrag Pantiq.