Qeveria e Serbisë të enjten për dërgimin e kërkesës KFOR-it për kthimin e forcave serbe në Kosovë
Burim: Wikipedia/ETH-Archiv
Presidenti Alleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë do të marrë vendim të enjten për t'i dërguar kërkesë KFOR-it për të siguruar praninë e forcave serbe në veri të Kosovës, raporton RTV.
"Seanca e Qeverisë është të enjten dhe siç janë gjërat, qeveria do të marrë vendim për dërgimin e një letre Komandantit të KFOR-it", tha Vuçiq sot në përgjigje e pyetjeve të gazetarëve, transmeton Tanjug.
Ai shtoi se mbledhja e kabinetit do të mbahet të enjten pasdite dhe më pas KFOR-i do ta marrë kërkesën.
komentet