Radojkoviq: Kurti nuk do t’a implementojë kurrë BKS
Historiani Stefan Radojkoviq ka thënë se Prishtina nuk ka për qëllim të zbatojë dispozitat e Marrëveshjes themelore të Brukselit dhe se prej qeverisë së Albin Kurtit nuk mund të pritet as t’i përafrohet, e jo më të implementohet Bashkësia e Komunave Sërbe.
Me rastin e 13 vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, Radojkoviq për Kosovo Onlajn konstaton se sot sërbët shpesh përmendin atë dokument, ndërsa për BE është poshtë në listën e prioriteteve.
"Do të thuhej se Sërbia e përmend më shumë dhe në masën më të vogël Unioni Europian, ndonëse ajo do të duhet të jetë garantuesi i zbatimit të së parës nga mjaft marrëveshje që në fakt u arritën duke nisur nga prilli i vitit 2013 dhe u plotësuan në vitin 2015. Duket se Prishtina nuk ka ndërmend t’a zbatojë Marrëveshjen e Brukselit dhe jo vetëm që nuk e përmend, por po bën gjithçka që ajo të humbasë çdo kuptim, por edhe që situata në terren të ndryshojë aq saqë dokumenti të mos jetë më i rëndësishëm, por vetëm gërmë e vdekur në letër", tha Radojkoviq.
Kjo, thotë ai, nuk duhet të çudisë, duke theksuar se sërbët janë të kërcënuar egzistencialisht, ndërsa mbijetesa e tyre në Kosovë pa institucionin e Sërbisë të paktën është e dyshimtë dhe thelbësisht e kërcënuar seriozisht.
Kujton se ishte pikërisht Bashkësia e Komunave Sërbe që duhej në një farë mënyre të siguronte mbijetesën e institucioneve, financimi i të cilave do të garantohej nga Sërbia, ndërsa do të funksiononin në kuadër të administratës prishtinase.
"Kjo ishte ideja fillestare kur marrëveshja u nënshkrua nga Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq në vitin e largët 2013, por ne vurëm re se njëra palë nuk përmbushi pothuajse asgjë ndonëse pati një kërkesë", tha Radojkoviq, duke shtuar se dhe pala sërbe u soll "mjaft naive".
"Kishe diçka reale dhe të prekshme në terren, çka funksionoi, çka siguroi jo vetëm mbijetesën funksionale, por dhe jetë kuptimplote të atyre njerëzve dhe ndër të tjera, në këto institucione u përdorën dhe nga përfaqësuesit e popullit shqiptar. Karta identiteti dhe pasaporta të shumta u dhanë nga ato institucione sërbe në Kosovë e Metohi dhe ju tani keni situatë që shërbime të tilla janë faktikisht të padisponueshme për të gjithë banorët e Kosovës e Metohisë", spegon Radojkoviq.
Duke pasur parasysh se komuniteti sërb është më i kërcënuari në Kosovë, nuk duhet të çudisë që përfaqësuesit e Listës Sërbe vazhdimisht na kujtojnë Marrëveshjen e Brukselit, shton ai.
“Republika e Sërbisë kërkon që të respektohen dispozitat e saja, por ne tashmë mund të shikojmë dhe sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të administratës prishtinase, se ata me gjasa nuk planifikojnë të zbatojnë asgjë nga këto, çka veçse u intensifikuan me ardhjen faktike në pushtet të Kurtit”, tha Radojkoviq.
Vërehet se ndonëse Unioni Europian insiston tek Marrëveshja e Brukselit kur bëhet fjalë për kredibilitetin e saj, duke marrë parasysh situatën në BE, problemet e sigurisë dhe politikës së jashtme që ka, mund të thuhet se ajo Marrëveshja e Brukselit është "mjaft poshtë" në listën e prioriteteve të Unionit Europian.
"Ata do të insistojnë, këtu do të ketë disa, e thënë kushtimore, diplomaci raketore nga ana e përfaqësuesit të Unionit Europian, Peter Sorensen, por gjithnjë e më pak është leva dhe nxitje, qoftë duke ndëshkuar apo shpërblyer që ju të motivoni Prishtinën që ajo të tentojë që të mbajë fjalën e marrëveshjes. Kjo do të thoshte që Sërbia shpirtmirë, mund të tërhiqet nga ato marrëveshje. Nëse do të donte, do të kishte, e parë ligjërisht, çdo e drejtë kështu do të bëhej", thekson bashkëbiseduesi ynë.
Radojkoviq ndërkaq vlerëson se kjo është dhe çështje vlerësimi politik, sepse Kurti nuk i intereson Marrëveshja e Brukselit, ashtu sikurse nuk ishte i interesuar për Misionin UNMIK gjatë mandatit të tij të plotë.
“Kurti në përgjithësi i përmbahet mjaft strikt ideologjisë që përhap. Prej tij dhe qeverisë së tij, nuk mundet të pritet që ai të afrohet ndonjëherë, pale më të bëjë ndonjë hap në drejtim të themelimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe. Iluzionuese është të besosh se diçka e tillë do të ndodhë dhe duhet veçse të ndjekësh deklaratat e tij prej viti 2004 e deri më sot dhe të kuptosh se ai është shumë konsistent në zbatimin e politikës së tij si në raport me faktorët ndërkombëtarë ashtu dhe ndaj popullsisë sërbe në Kosovë dhe Metohi”, tha Radojkoviq.
Sot, 13 vite pas nënshkrimit, konstaton “se jemi gjithnjë e më larg nga Marrëveshja e Brukselit”.
"Anëtarësimi në BE është gjithnjë e më larg, nuk kemi lëvizur prej pikës së vdekur. Unioni makar të përmbushte një pjesë të premtimeve duke dhënë statusin e kandidatit për anëtarësim dhe gjithçka tjetër mund të konsiderohet e pakuptimtë. Kështu që mund të thuhet se jemi gjithnjë e më larg Marrëveshjes së Brukselit. Ai do të mbahet mend i ngjashëm me Marrëveshjen e Oslos, e cila duhej që të shënonte fundin e konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme dhe kjo vetëm sa çoi në përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve. Situata para Marrëveshjes së Brukselit ishte aty-këtu stabile për shqiptarët dhe sërbët në Kosovë e Metohi", konkludoi Radojkoviq.
0 komentet