Angjellkoviq: Prishtina i dërgon me postë ndërkombëtare në Sërbinë qëndrore thirrjet për gjykatë 

Zoran Anđelković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Postës së Sërbisë Zoran Angjellkoviq deklaroi sot se Prokuroria në Prishtinë qytetarëve në Sërbinë qëndrore aktakuzat dhe thirrjet për t’u paraqitur në gjykatë i përcjell si dërgesa ndërkombëtare përmes vendeve të treta dhe se marrja e të tillë letre Prishtinës i mundëson të ngrejë aktakuzë ndaj personit dhe t’a gjykojë në mungesë, transmeton Insajder.

Angjellkoviq për Tanjug tha se dërgesat nuk shkojnë direkt për në Sërbinë qëndrore por vijnë përmes Lublanës, Vjenës dhe Zvicrës si ndërkombëtare, sipas rregullave të Federatës Botërore të Postave dhe Agjencisë së Specializuar të Kombeve të Bashkuara.

Sipas fjalëve të tij, dërgesat e gjykatave në Prishtinë informojnë personat se ndaj tyre po zhvillohen procedura dhe pikërisht marrja e letrës i jep asaj bazën ligjore për procedurat pa praninë e të akuzuarit.

"Kur informohen se ndaj tyre po zhvillohen procedura, konsiderohet se janë informuar duke marrë dërgesën, atëherë mund të ngrenë aktakuzën në mungesë. Ky është standardi i Këshillit të Europës", tha Angjellkoviq, raporton Insajder.

Prishtina, shtoi ai, nuk lëshon urdhër-arreste përmes Interpolit, por i dorëzon me marrëveshje shteteve që e kanë njohur dhe Posta e Sërbisë më shpesh i kthen dërgesat si dërgesa me adresë të panjohur.

"Por egziston dilemë nëse do të ishte më mirë të informoheshin marrësit, në mënyrë që ata, duke mos ditur për procedurën, të mos arrestoheshin në vendin e tranzitit. Çfarë të bëj unë? Që t’i ruaj privatisht ato dërgesa dhe që njerëzit të mos informohen, atëherë shkojnë në Hungari dhe pastaj e arrestojnë në Hungari. Apo nëse shkon në Mal të Zi, në kufi ai e ndez kompjuterin dhe thotë: 'o mik, do të ishte mirë të ktheheshe'", tha Angjellkoviq.

Ai vuri në dukje se javën e kaluar, sikurse tha, një njeri serioz që merret me atë punë në burgje i bëri pyetjen se si institucionet e Prishtines i dinë adresat e sakta të njerëzve në Sërbinë qëndrore.

"Ata mund edhe të arrijnë deri tek të dhënat, tek adresa e saktë. Vetëm klikojnë në kompjuter numrin e regjistrit. Kjo mund të bëhet vetëm, siç do të thoshin ata, nëse dikush punon në shërbim që është afër kompjuterit", tha Angjellkoviq.