Rapajiq: Qeveria e Kosovës me emërimin e Bajramit për negociator tregon se për të proçesi i Brukselit është i pa rëndësishëm
Drejtori programues i OJQ Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike nga Mitrovica e Veriut Aleksandar Rapajiq vlerësoi se me emërimin e ambasadorit në Bruksel Agron Bajrami për kryenegociator në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Sërbinë, tregohet sesa i parëndësishëm është proçesi i Brukselit për Qeverinë e Kosovës.
“Mendoj se kjo veçse tregon sesa i parëndësishëm është për qeverinë aktuale të Kosovës, proçesi i Brukselit dhe ata këtë e vendosin në nivelin sa më të ulët të mundshëm. Me gjasa idea është që zotëria në fjalë ka lidhje të mira në Bruksel pasi aty ka qenë ambasador, kështu që mendohet se mund të ketë ndonjë kontakt të mirë në Bruksel” ka thënë Rapajiq për Kosovo onlajn.
Vlerëson se nuk vlen të humbasësh totalisht fokusin dhe se njerëzit që udhëheqin dialogun ndryshojnë kaq shpesh, megjithëse sikurse tha, zgjidhjet personale nuk mund të çojnë në disa ndryshime në proçesin e dialogut kur egziston vullnet real për të bërë me të vërtetë diçka.
Kryeministri kosovar Albin Kurti emëroi më 22 prill ambasadorin e Kosovës në Belgjikë Agron Bajrami për kryenegociator në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Sërbinë.
0 komentet