Reuters për shpërthimin në Zubin Potok: Nuk ka asnjë provë për përfshirjen e Beogradit
Lajmin për shpërthimin në afërsi të Zubina Potokut e ka transmetuar mbrëmë edhe Reuters, duke theksuar se “nuk janë gjetur prova të drejtpërdrejta për përfshirjen e Beogradit”.
Këtë vlerësim e jep Reuters në përgjigje të deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e cilësoi shpërthimin e mbrëmshëm, menjëherë pasi ndodhi, si “akt terrorist”.
“Ky është një sulm kriminal dhe terrorist që synon të shkatërrojë infrastrukturën tonë kritike”, tha Kurti në një fjalim televiziv, duke nënkuptuar përfshirjen e palës serbe.
Në tekstin e tij, Reuters vazhdon të apostrofojë pikërisht këtë qëllim të Kurtit:
“Kurti përsëriti fjalët e Presidentes Vjosa Osmani duke akuzuar bandat kriminale serbe pa dhënë prova”, tha agjencia.
Shton se për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkaku i shpërthimit, i cili ka ndikuar edhe në furnizimin me ujë të pijshëm, është i paqartë.
"Zyrtarët serbë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment dhe Reuters nuk gjeti prova të drejtpërdrejta të përfshirjes së Beogradit," shkruan agjencia.
0 komentet